30
Gareth Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Uellsiani është i gatshëm t’i refuzojë ofertat nga Manchester United dhe Chelsea, për të qëndruar te ‘Los Blancos’, të paktën deri në fund të sezonit, transmeton Goal nga Sunday People.
Anësori po kërkohet nga dy ekipet e Premier Ligës, mirëpo ai dëshiron të qëndrojë në Bernabeu dhe të fitojë edhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
Chelsea është duke konsideruar një shkëmbim mes tij dhe Hazard, mirëpo edhe Florentino Perez nuk është i gatshëm akoma që të largojë transferiminn e tij rekord.