Fillimi SportArsenal shkarkon trajnerin Unai Emery

Arsenal shkarkon trajnerin Unai Emery

nga Shekulli Agency

Klubi anglez i Arsenalit ka shkarkuar trajnerin Unai Emery, 18 muaj pasi pasoi Arsene Wenger si menaxher i klubit të Premier Ligës.

Skuadra e Londrës veriore humbi të enjten në Eintracht Frankfurt në Europa League për të zgjatur garën e saj pa fitore në shtatë ndeshje.

Tani Arsenali në tabelën e Premier Ligës renditet në vendin e tetë.

Arsenali e ka vendosur Fredi Ljungberg si zgjidhje të përkohshme, duke promovuar ish-lojtarin nga pozita e ndihmësit të tij.

Arsenali përfundoi i pesti në Premier Ligë në sezonin e parë të Emery dhe arriti në finalen e Europa League, duke humbur nga Chelsea.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies