Në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Malit të Zi është prezantuar sot automobili për gara me motor elektrik “Pehlivan ElekTrak”, vepër e studentëve nga Turqia.
Në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Malit të Zi është prezantuar sot automobili për gara me motor elektrik “Pehlivan ElekTrak”, vepër e studentëve nga Turqia.
Ekipi i studentëve përbëhet nga rreth njëzet të rinj të cilët u bënë bashkë në vitin 2013 në Universitetin Trakya, me qëllim që të shpikin një automobil modern me motor elektrik.
Për këtë qëllim studentët dizajnuan një automobil me ngjyrë të kuqe i cili peshon 240 kilogramë dhe që është i gjatë katër metra. Automobili është bërë nga fije karbonike, ndërsa aftësitë garuese të tij i kanë sjellë shumë medalje në gara të ndryshme.
Automobili lëvizë në katër rrotë dhe ka kapacitet për dy udhëtarë brenda tij, ndërsa punon me bateri litium 3 kilovatorëshe me të cilën mund të përshkojë afërsisht 120 km me shpejtësi maksimale 110 km në orë.
Përveç studentëve dhe profesorëve të cilët shikonin me kureshtje këtë realizim studentorë, automobili u testua edhe nga ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip.
Si destinacion të radhës për ta prezantuar “Pehlivan ElekTrak” ka Shqipërinë, pasi në kuadër të turit Ballkanik më herët vizituan Bosnje e Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë dhe Maqedoninë.
/TRT/