Fillimi ReflektimVendimi i gjykatës për Karaxhiçin do të përcaktojë të ardhmen e Bosnjë dhe Hercegovinës

Vendimi i gjykatës për Karaxhiçin do të përcaktojë të ardhmen e Bosnjë dhe Hercegovinës

nga Shekulli Agency

Karadzic-jpgSot pritet të jepet vendimi përfundimtarë i gjykatës për Radovan Karaxhiçin i cili akuzohet për krime lufte në 11 ngjarje të ndryshme gjatë luftës në vitet 1992-1995, gjatë kohës kur ai ishte lider politik i serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Karaxhiç i cili jetoi për një kohë të gjatë më një tjetër identitet atë të Dragan Dabiç, u arrestua nga forcat e sigurisë së Serbisë më 21 korrik të 2008-ës në kryeqytetin e vendit, Beograd, ndërsa më 30 korrik të po këtij viti ai iu dorëzua Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICTY), në Lahey. Për herë të parë Karaxhiç doli përpara turpit gjykues më 3 mars të vitit 2009. Në këtë seancë ai nuk bëri asnjë koment ndaj akuzave, ndërsa avokati i tij u shpreh se i mbrojturi i tij është “i pafajshëm”.

Në këtë proces gjyqësorë janë dëgjuar gjithsej 587 dëshmitarë nga të cilët 337 dëshmitarë të sjellë në gjykatë nga akuza si dhe 248 të tjerë të sjellë nga avokati mbrojtës. Prokurorët kanë ngritur ndaj Karaxhiçit 11 akuza nga të cilat 2 janë emërtuar si gjenocid, 5 si krime ndaj njerëzimit dhe 4 krime lufte.

Në akt-padi, ai akuzohet për shfarosje të popullatës muslimane dhe kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë luftës 1991 – 1995. Në këtë akt-padi thuhet gjithashtu se Karaxhiç ka qenë në dijeni për vrasjet që kanë kryer dhe mund të kenë kryer ushtritë që ishin nën urdhrat e tij dhe se ai nuk ka bërë asnjë gjë për parandalimin e tyre.

Prokurorët akuzojnë Karaxhiçin për krime, vrasje, dhunim të pronës si dhe shembjen e godinave të kultit dhe të kulturës, duke përfshirë këtu edhe xhamitë, jo vetëm në Srebrenicë por edhe në qytete dhe rajone të tjera si Kljuc, Bijelina, Prijedor, Vlasenica, Foça dhe Banja Luka. Ndërkohë institucioni i prokurorisë akuzon Karaxhiçin edhe për vrasjet me snajper të banorëve të Sarajevës si dhe goditjen me artileri të rëndë të qytetit.

– Vendimi është i rëndësishëm për vendin-

Vendimi që gjykata do të japë për Karaxhiçin ka një rëndësi të veçantë për vendin, brezin e ri në këtë vend si dhe për të afërmit e viktimave në këtë luftë. Ky vendim mund të ndikojë sadopak për shërimin e plagëve që janë hapur gjatë kësaj lufte.

Ndërkohë mijëra boshnjakë dhe të afërm të viktimave të luftës kërkojnë që personi “më mizorë dhe i inkriminuar” të marrë dënimin e merituar. Edhe pse shumë vonë ata mendojnë që një dënim i përjetshëm mund të jetë një rivënie e drejtësisë në vend.

Nga ana tjetër serbët në këtë vend të cilët e quajnë si një person ”të pafajshëm dhe hero” shpreson që Karaxhiç të mbetet i lirë. Kjo pjesë e popullsisë në kohën kur po afron edhe dita e vendimit nuk qëndron larg edhe provokimeve të ndryshme.

Ditën e diel në një ceremoni hapjeje të një konvikt studentorë i cili mban emrin e Dr. Radovan Karaxhiç, presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke e cilësuar Karaxhiçin si një hero tha se është mëse normale vendosja e një emri të tillë pasi ai është presidenti i parë i kësaj republike. Kjo tregoi qartë që kjo pjesë e popullsisë Karaxhiçin ende e quan si një hero.

Dodik e shikon procesin gjyqësor si një poshtërim për Republikën Srpska. Për këtë arsye pak ditë përpara përfundimit të procesit ai vendosi të vërë emrin e tij një konvikti studentorë duke e cilësuar këtë gjë si shumë të rëndësishme.

Vendimi që do të merret nga gjykata po shikohet me kujdes nga dy etnitë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Nëse gjykata merr një vendim në favor të akt-akuzës atëherë edhe krimet e kryera në rajone të tjera mund të konsiderohen si ”gjenocid” ashtu sikurse ai i Srebrenicës. Për këtë arsye dosja e Karaxhiç nuk është e rëndësishme vetëm për vitet e burgimit, por edhe për fajet të cilat ai do të dënohet.

– “Karaxhiç ka vepruar plotësisht me iniciativën e tij personale”-

Një nga gjeneralët me origjinë serbe dhe i cili ka luftuar përkrah boshnjakëve për liri dhe pavarësi, Jovan Divjak thotë se edhe në rajone tjera krahas Srebrenciës është kryer gjenocid. Ai e quan pozitive nëse gjykata jep të njëjtin verdikt.

“Karaxhiç i ktheu shpinën bashkudhëtareve të tij dhe veproi plotësisht me iniciativën personale” tha Divjak dhe në vijim të fjalës së tij shton: “Synimi i tij i vetëm ishte kalimi nën juridiksion fillimisht i Sarajevës dhe më pas i të gjithë Bosnjë dhe Hercegovinës. Edhe gjenerali serb, Ratko Mladiç i tha mjaft dhe e paralajmëroi se kjo gjë mund të jetë një ‘gjenocid’, por ai nuk e dëgjoi”.

Divjak në vijim të fjalës së tij thotë gjithashtu se vendimi i gjykatës nuk do të jetë shumë në vëmendjen e opinionit. Ai shton se në vendet e Ballkanit e vërteta dhe drejtësia vazhdimisht mbulohen.

Ai në përfundim të fjalës së tij thotë se përderisa qytetarët me origjinë serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës do ta shikojnë veten e tyre si qytetarë të Serbisë, ndjenja e përkatësisë nuk do të zhduket.

“Serbët, boshnjakët dhe kroatët duhet të pranojnë historinë e tyre të përbashkët dhe duhet të duan vendin e tyre për të jetuar në paqe dhe harmoni” – shton ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies