Fillimi ReflektimUganda nis hetimet për masakrën e vitit 1979 mbi muslimanët

Uganda nis hetimet për masakrën e vitit 1979 mbi muslimanët

nga Shekulli Agency

“Gjetjet nga hetimi do të paraqesin bazë për kompensimin e të dëmtuarve” , tha kryeministri Rugunda.

ugande-433677Ka nisur një hetim lidhur me vrasjen e 67 muslimanëve në Ugandë, menjëherë pas rënies së dikatorit Idi Amin në vitin 1979.

Duke lajmëruar për nisjen e hetimit, kryeministri Ruhakana Rugunda tha se është formuar një ekip i cili do të bëjë verifikimin e pohimeve të ngjarjes së vitit 1979 dhe pas tre javësh do të dalë me një raport. “Gjetjet nga hetimi do të paraqesin bazë për kompensimin e të dëmtuarve” , tha kryeministri Rugunda.

Duke folur për Anadolu Agency, zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Muslimanëve të Ugandës, Hajji Nsereko Mutumba, shprehu pritjet e tij që më në fund pas kërkesave të shumta, çështja e vrasjes së muslimanëve do të zbardhet.

“Nuk mund të persekutoni njerëzit vetëm nga shkaku i besimit të tyre. Isha këtu para se Amin të vij në pushtet” tha Mutumba.

/AA/ Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies