Fillimi ReflektimRusia nëpërmjet “Pravda”-s përhap propagandë kundër Turqisë

Rusia nëpërmjet “Pravda”-s përhap propagandë kundër Turqisë

nga Shekulli Agency

Pas rrëzimit të avionit ushtarak rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke, Moska zyrtare po shfrytëzon “Pravda news” për të zhvilluar propagandë negative kundër Turqisë.

111-453337-34425Rusia ka aktivizuar sistemin e saj të propagandës dhe nëpërmjet “Pravda News”  po zhvillon propagandë kundër Turqisë ashtu siç bëntë kundër Ukrainës, ndërsa e gjithë kjo në pajtim me interesat politike.

Pas rrëzimit të avionit rus SU-24 i cili shkeli hapësirën ajrore turke, Moska zyrtare në mënyrë përmanente po shfrytëzon “Pravda news” për të zhvilluar propagandë negative kundër Turqisë, përkundër vërejtjeve të disahershme të cilat iu drejtuan pilotit rus më 24 nëntor.

Sidoqoftë, disa artikuj në gazetën ruse rezultuan të jenë plotësisht të gabueshme. P.sh, agjencia e lajmeve e Rusisë, Sputnik, shkroi se përfaqësuesi i përhershëm i Francës në NATO, Jean-Baptiste Mattei, ka thënë se “Turqia ndërprenë operacionet kundër DAESH-it” por vet Mattei deklaroi se lajmi i publikuar në Sputnik është gënjeshtër.

Përveç kësaj mediat ruse publikuan poashtu se ekziston një fotografi e Bilall Erdogan-it, djalit të presidentit të Turqisë, në të cilën ai shihet bashkë me pjesëtarë të DAESH-it. Fotografia në fjalë në të cilën shfaqeshin njerëz me mjekrra të ulur pranë Bilal Erdogan-it, ishin në fakt pronarë të një restoranti në Stamboll, asgjë tjetër.

Për më tepër, u pohua se organizata terroriste DAESH është duke shitur naftë nëpërmjet Turqisë ndërsa publikuan edhe harta me rrugët të cilat shfrytëzohen për këtë tregti, mirëpo më vonë u konstatua se rrugët e shënuara në hartën e publikuar ishin në fakt rrugë nën kontroll të regjimit të qeverisë së Bashar al-Assar-it i cili gëzon përkrahjen e Rusisë, dhe nën kontroll të degës së PKK-së në Siri.

Eksperti për propagandë, Vasily GatovIsh, ish punonjës në “RIA Novosti” nga Rusia tha: “Televizionet shtetërore ruse në rastin e Sirisë po zbatojnë mashtrimet e përdorura për Ukrainën”.

Punonjësi i Lartë për Politika në Këshillin e Evropër për Marëdhënie të Jashtmë, Andre Wilson theksoi se “Gazetaria e Pravda-s” ka vetëm një porosi edhe pse ka ndyshuar brenda viteve.

“Gazetaria e Pravda-s ka vetëm një porosi, të përkrahë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe Siri si dhe të shkaktojë konfuzion jashtë”, tha ai.

Gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, rusët kanë manipuluar me popullin ashtu siç kanë dashur duke e prezantuar “të vërtetën” në pajtim me intereset e qeverisë dhe kanë mbajtur gjallë komunizmin nëpërmjet gazetës ‘Pravda’, e cila ka qenë organi mediatik zyrtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik./AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies