Deklarata e plotë nga Forumi i të Rinjve Muslimanë:
FRM dënon kapjen e gjykatës themelore të Kosovës nga Alma Lama
Në vitin 2013 kur femra nga fshatrat e Shqipërisë, Alma Lama nisi të fyej në mënyrë publike muslimanët e Kosovës, shoqëria kosovare reagoi ndaj sulmeve të saj rrugaçe në mënyrat nga më të ndryshmet.
Forumi i të Rinjve Muslimanë që u trondit nga sulmet e ulëta dhe rrugaçe dhe fyerjet që ajo bëri kundër hoxhës së nderuar Irfan Salihu të cilin ajo në mënyrë fashiste e quajti “armik të demokracisë e të vlerave njerëzore”, FRM si organizatë misioni i së cilës është të mbroj dinjitetin e popullit të Kosovës, reagoi në mënyrë të drejtë për drejtë dhe pa frikë. Në komunikatën “FRM denoncon fjalimi urrejtjenxitës të refugjates Alma Bashkim Lama” organizata jonë i bëri thirrje faktorit politik në Kosovë që të dënojë dhe distancohet nga fjalët vulgare, fashiste dhe të paedukatë të Alma Lamës. FRM denoncoi traditën prej nga vjen Alma Lama dhe kërkoi të mbroj traditën e Kosovës.
Përkundër skandalit që fjalët e Alma Lamës bën, shumica e shoqërisë civile në Kosovë nuk reagoi si duhet kundër Alma Lamës. E trimëruar nga mbështetja e personave raciste dhe islamofobë, Alma Lama dhe vëllai i saj Fisnik Lama kanë vazhduar prej vitesh me kërcënime dhe shantazhe kundër muslimanëve të Kosovës. Shtetasi nga Shqipëria, Fisnik Lama shkoi deri aty sa të kërcënoj me përdhunim familjar anëtarin tonë, Noli Zhita.
Edhe pse Noli Zhita e ka denoncuar rastin e kërcënimit të Fisnik Bashkim Lamës në polici deri më sot as policia dhe as prokuroria e Kosovës nuk ka ndaluar apo dënuar as Alma Lamën dhe as Fisnik Lamën.
Por si për çudinë tonë, këto ditë gjykata themelore e Kosovës, gjegjësisht gjykatësi Vesel Ismalji ftoi të paraqitet në gjykatë të kërcënuarin nga Alma Lama dhe vëllai i saj, Noli Zhitën.
Në momentin kur Noli Zhita u paraqit në gjykatë, gjykatës Veseli tregoi se Noli Zhita e paska etiketuar Alma Lamën me fjalë fyese, ndër të cilat ka thënë “Alma Lama, të cilën fati e solli nga katundet e Shqipërisë në Kosovë dhe nuk e çoi si shumë nga shoqet e saj në semaforët e Italisë si prostitutë”. Edhe pse kjo fjali është fakt dhe këtu nuk ka asnjë fyerje por një konstatim të fatit, gjykatësi pretendoi se kjo fjali ishte fyerje. Dhe për këtë Noli Zhita u dënua me gjobë.
Policët që Alma Lama kishte mobilizuar ishin muslimanë dhe qytetarë të drejtë. Ata e dinin që Noli Zhita ishte i pafaj por treguan se nga presioni që kishte bërë Alma Lama e kishte detyruar komandantin e policisë që t’më ftonin mua ne stacionin policor. Ata më këshilluan ti largohem debatit, pasi që kemi të bëjmë me njerëz që kanë ndikim në shtet. Me pak fjalë nga deponimet e policisë kuptohet që dënimi që po i bëhet Noli Zhitës nuk vjen për faktin se Noli Zhita është fajtor, por për faktin se shtetësja e Shqipërisë, Alma Lama, po e përdor shtetin e kapur nga mafja në Kosovës në mënyrë mafioze dhe personale për të kërcënuar fjalën e lirë, lirinë e mendimit dhe shoqërinë civile të Kosovës.
Në një kohë që Alma Lama ndihet e fyer pse “fati e solli nga katundet e Shqipërisë në Kosovë dhe e bëri deputetete, dhe nuk e çoi si shumë nga shoqet e saj në semaforët e Italisë si prostitutë”, dhe falë këtij fati ajo i bën presion policisë dhe gjykatës së Kosovës që të ushtroj terror kundër fjalës së lirë, fakti që policia e Kosovës nuk ka arrestuar dhe dënuar deri më sot Alma Lamën dhe vëllain e saj, tregon që në Kosovë nuk ka drejtësi. Rasti i dënimit të Noli Zhitës është rast që duhet të mësohet në librat shkollorë të fakultetit të juridikut për të treguar sesi ligji në dorë të pushtetarit bëhet kriminal dhe i padrejtë.
Vëllai i Alma Lamës, Fisnik Lama ka kërcënuar në mënyrë terroriste, për shkak të detyrës aktivistin musliman Noli Zhita. Edhe pse Noli Zhita ka denoncuar këtë fakt Fisnik Bashkim Lama nuk është dënuar ende sot e kësaj dite. Sikur Fisnik Bashkim Lama të ishte musliman dhe kosovar, në këto momente ai do të ishte në burg.
Noli Zhita dëshmon se kur në vitin 2013 ka shkuar në polici dhe ka denoncuar kërcënimin e Alma Lamës dhe Fisnik Lamës, policët janë frikësuar të marrin në dorë rastin në fjalë si pasojë e presionit jashtëligjësor që Alma Lama ushtron mbi organet e policisë.
Gjoba që Gjykata Themelore e Kosovës ka vënë kundër Noli Zhitës është gjobë kundër fjalës së lirë. Kjo gjobë është gjobë kërcënuese për demokracinë kosovare. Kjo gjobë tregon që në Kosovë nuk ka liri fjale dhe mendimi. Alma Lama mund të fyej 96% muslimanët e Kosovës. Vëllai i saj mund të kërcënoj me përdhunim qytetarët e Kosovës, por ata nuk i prek asgjë për sa kohë që Alma Lama është në shërbim të Partisë së kryeministrit në pushtet.
Sido që të jenë faktet, FRM nuk do të tërhiqet nga beteja për të mbrojtur lirinë e mendimit dhe besimit të në Kosovë. FRM i bën thirrje ndërkombëtarëve në Prishtinë, themeluesëve të gjykatës speciale etj, që të mbajnë shënim rastin e dënimit të Noli Zhitës dhe mosdënimit të Alma Lamës dhe Fisnik Lamës.
FRM i premton Alma Lamës dhe Fisnik Lamës, të cilën fati i solli nga katundet e Shqipërisë në Kosovë dhe nuk i çoi si rrefugjatë në Itali, që ne qytetarët e Kosovës do e mbrojmë lirinë e fjalës, të besimit dhe mendimit në vendit tonë edhe kur të përballemi me sulme fashiste sikur ai i familjes Lama. Demokracia dhe liria e fjalës janë më të shenjta sesa Alma Lama dhe klani i saj kërcënues.
Krenarë që jemi kosovarë dhe muslimanë,
FRM, Prishtinë
