Policia hungareze nga dhuna e tepruar ka përgjakur disa refugjatët sirianë, të cilët kanë protestuar për mbylljen e kufirit nga autoritetet hungareze. Refugjatët janë rebeluar dhe e kanë thyer kordonin e policisë, për të vazhduar më tej drejt Gjermanisë.
Policia gjithashtu ka përdorur edhe gaz lotsjellës.
Refugjatë të cilët kanë mbetur të bllokuar në anën Serbe nga muri me tela me gjëmba, janë parë të frikësuar nga policia në pamjet e shfaqura të agjensive të ndryshme të lajmeve.
Sky News ka filmuar një grua shtatëzënë që po transportohej me barrelë si dhe një djalë të ri që ishte dëmtuar nga gazi lotësjellës.
Gjithashtu, policia hugareze ka përdorur edhe ujë me presion, ku ka rrëzuar disa refugjatë. Edhe refugjatët janë përleshur me policinë hungareze, të cilët i kanë qëlluar me gurë dhe mjete të forta.
Situata tek refugjatët doli nga kontrolli pasi kishin shumë orë pa ushqim, ujë të pijshëm dhe informacion se çfarë do të bëhej me ta.
