“Çdo luftë që nuk bëhet në emër të lirisë, është vrasje”.
Kushtimisht dua të them se, Historia e shkruar mbi Populinë Shqiptar të vitit 1912 e këtej nuk është e plotë dhe nuk korespondon me të kaluarën tonë real historik, sepse mbështetet mbi baza politike johistorike. Historia politike shqiptare është e lansuar me direktiva të detyrueshëm të Kancelarive të Fuqive të Mëdha ndaj popujve të vegjël me regjime të instaluara të cilëve i’u është lejuar të modelojnë atë histori duke e modifikuar sipas doktrinës së regjimit të kohës që do ta rruaj superioritetin e fuqive të mëdha si më të “drejtët” e globit.
-“Të gjitha këta tollovira të paraqitura në teori dhe në praktik të përditshmëris sonë rrjedhin nga të dhënat dhe të thënat të paqena manipuluese mbi historinë botërore”… !
Qeverisë së Ismail Qemalit me rastin e Kuvendit të Vlorës, i’u imponua pavarësia e cunguar territoresh larg epiqendrës së Shqiptarisë – Shkupit, të qendisur me një flamur nga Baronesha Marie Von Godin e jo nga Marigona! Kurse Monarkisë së Zogut i’u dha poashtu një pushtet të cunguar me plotë defetizëm. Më ëmblematiku ishte dhe do të mbetet regjimi i Enverizmit me tipare të regjimit monist me ekstra gjenezë sllavo-bolshevike i cili për pesëdhjet vite arriti të bëj gjenocidin dhe bastardimin më të madh ndaj historisë Kombëtare duke e devijuar atë deri në skajshmëri dhe duke i’a zhdukur dokumentacionet më me rëndësi nga e kaluara jonë …
-“Gjitha këto shkelje bëhenë me një qëllim të vetëm e që është diskreditimi dhe degradim i popullit Shqiptar nga vlerat të saja historike”.
E njëjta gjë është bërë dhe po përsëritet tani edhe nga Pluralistët Monist të riemëruar por, në fakt veprojnë në të njëjtën vijë politike për të manipuluar dhe përplasur shqiptarët në aspektin politik, intelektual e më kryesisht atë fetar. Këtë e bëjnë politikanët dhe intelektualët të kalibrave të ndryshme në emër të “Demokracisë pluraliste” duke mbrojtur një ideologji të paqenë që ka prapavijë katoliko-centriste dhe ortodokso-bolshevike me shënjestër për të sulmuar Korpusin më të madh të Kombit Shqiptar, Muslimanët që përbëjnë 90% e saj!
Këto idiotsia të bëjnë të harojsh se muslimanët janë Korpusi dhe shtylla e Kombit Shqiptar! Primatin e fajësisë e të menduarit të çoroditur e udhëheq Kadareja si një disident i ikur nga vetvetja duke u ekspozuar me vepra soc-realiste perëndimit e që atje në nuk hanë bukë!
Sido që të jetë përplasja jonë me njëri-tjetrin verbal apo fizik, qëllimi është të krijohet huti dhe apati politike dhe intelektuale mes shqiptarëve duke u dhënë “diversantëve” të fabrikuar përkrahje mediatike, politike, ndoshta edhe financiare me projekte që ushqejnë divergjenca pikëpamjesh për një çështje që do të sundoj mendimin e shëndosh intelektual shqiptar.
Shumica nga këto grupe destruktive janë të manipuluar me shkollim dhe mendime pro-iluministe evropiane mbi të cilët janë vendosur disa figura publike si “shenja rruge” që në dukje të shërbejnë si idol artificial adhurimi dhe si udhëheqës të ngritur idealist “mirëqenës” me dosje të dyshimt (antishqiptar) që parimisht ushqejnë armiqësi ndaj vet shqiptarëve. Ata udhëheqin qorazi “Idealet Kombëtare” të mbështetur mbi gënjeshtra të sajuara me disa figura “historiko-kombëtare” që për këtë popullë janë më pak merritor.
Këta “idealist të rrejshëm” përfshijnë të gjitha institucionet shkollore, mediatike, kulturore, politike dhe instanca me rëndësi të vecantë të ngritjes së vetëdijes kombëtare, ku për mission parësore kanë ngritjen e figurave doktrinuese “të rrejshëm historik” përball figurave që merritojnë respekt dhe nder në Historinë Kombëtare.
Jemi dëshmitar se opinioni jonë shqiptar shqetsohet nga mediat “shqipfolëse” duke i’u lansuar tema të caktuara që qëllimisht prekë “indin shqiptar” me figura të “hiperbolizuara” të autorëve (bashkëpuntor të qendrave të caktuara) vetëm e vetëm për t’i konfrontuar palët ndërshqiptare me taktik të shqetsimit moral që prek dinjitetin për vlerat e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimin për vetveten që e bën atë të çmohet si njeri. Këto tema provokative janë njësi matjeje të pulsit të popullit që vijnë të sajuara nga qendra të caktuara antishqiptare të të gjitha ngjyrimeve si projekt harxhues së energjisë së forcës shqiptare, duke u marr me vetveten… !
Dmth, “Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë. Kjo e njëjta është ajo që e bënë media sot me ne, edhe atë për çdo ditë. Ato përçojnë ide helmuese deri në mendjet tona dhe ne me rolet tona vetëm se e mbysin veten dhe shoqërinë tone në saje të “dashamirëve” të kombit”!
-“Kuptohetë si parim duhet të kemi respekt ndaj mendimeve të ndryshme të njëri tjetrit, por ajo nuk do të thotë se duhet të pasohet detyrimisht si e tillë”!
Kjo vlenë të ilustrohet me figurën kontraverse të Skënderbeut i cili paraqitet si profet kombëtar, kur dihet se në atë periudh kohorë nuk kanë ekzistuar “shtete kombëtar’, por vetëm fise dhe enklava të interesit të ngusht. Nga këndvështrim i së sotmes figura e Skënderbeut stërzmadhohet në një kryefigur të kombit. Kjo nga këndvështrimi i tyre mund të duket si veprim i drejt, por në fakt ai paraqitet herë si Gjerg Kastriot (katolik) herë Gjorgji të ritit ortodoks Bizantin e herë si Skënderbeg (musliman), figurë ky shumë kontravers. Nuk e kemi në dije se çka bënte për njërin e çka bënte për tjetrin dhe së fundmi çka vepronte për tjetrin, është një enigma në vete?
Ka fakte se ai në atë periudh ka bashkëpunuar me çdo pushtet që i ka ofruar përfitime materiale e jo kombëtare gjë e cila më pas ka rezoltuar në dëm të popullit shqiptar. Gjithashtu Skënderbeu mund të interpretohet edhe si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve!?
Dmth, “Cdo luftë që nuk bëhet në emër të lirisë, është vrasje”.
Pellumb Xhufi thotë kështu; Ne, më shumë se kurr kemi nevojë për qetësi, e afrim me njëri-tjetrin. Nuk është në të mirën e kombit tonë përçarja përmes linjash të vjetra që nuk duhet të jenë bashkëkohëse por thjesht objekte historike sigurisht të hapura për studim e hulumtim. Përse nuk ndalohen tek e përbashkëta por përherë emfazojnë të ndryshmen apo të kundërtën? Pse? Them sepse gjuha e vëllezërisë nuk janë shpifjet dhe tjetërsimi prej njëri tjetrit, por mirëkuptimi për Diversitetet brenda saj duke i unifikuar mendimet në një gjuhë të përbashkët të mirëkuptimit mbarëkombëtar! …”
…”Nuk ngritet Kombi me anë të zullumit të shpatës (penës) mbi njerëzit e tu vetëm pse i takojnë bindjeve dhe feve të ndryshëm, por ajo duhet të promovohet vetem mbi drejtësi të mbështetur në urtesi të durimit ndaj dallimeve brenda njeri tjetrit”.
