Fillimi ReflektimPolici i thyen dhëmbët të riut

Polici i thyen dhëmbët të riut

nga Shekulli Agency

Policia-shqipri-4333Një polic në kryeqytet është dënuar me 200 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për shkak se ka goditur dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2015 ku policia Ardian Halltari  ka goditur dy të rinjtë dhe i ka thyer dhëmbin njërit prej tyre.

Të rinjtë po kalonin rreth orës 04:00 të mëngjesit pranë Ambasadës Amerikane, ku gjendej edhe polici Halltari. Ky i fundit i është drejtuar njërit prej të rinjve duke i thënë: Pse më shavë?

Ndërkohë i riu i ka thënë se nuk e ka sharë, por efektivi e goditi në fytyrë duke i thyer dhëmbët. Pas kësaj, polici ka goditur edhe shokun e tij Olsi M. Pas ngjarjes, të rinjtë kanë bërë kallëzim në polici.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies