Fillimi Reflektim“Nuk ka asnjë dokument që provon se vrasja e armenëve ishte politikë zyrtare e Shtetit Osman”

“Nuk ka asnjë dokument që provon se vrasja e armenëve ishte politikë zyrtare e Shtetit Osman”

nga Shekulli Agency

Profesori i sociologjisë dhe shkencave politike në Universitetin Tennessee Tech, Michael Gunter, ka theksuar se nuk ka asnjë dokument që provon se vrasja e armenëve ishte politikë zyrtare e Shtetit Osman.

Ai është shprehur se “Dokumentet e famshme Andoniane që janë paraqitur me pretendimin se provojnë masakrat e qëllimshme janë trillime”

Në një intervistë për Fondacionin e Sigurisë Turko-Amerikan (TASFO) me qendër në New York, Gunter ka bërë vlerësime lidhur me “problemin armen”.

Profesori amerikan Gunter i cili kryen hulumtime rreth ngjarjeve 1915, tha se pretendimet armene diskutohen më shumë për shkak se armenët e krishterë kanë fituar më shumë simpati në perëndimin e krishterë.

“Gjithashtu turqit muslimanë ishin armiq historikë të perëndimit. Armenët kanë përcjellë më mirë mesazhet e tyre në perëndim për shkak se edhe flisnin më mirë se sa turqit gjuhët perëndimore”, tha Gunter.

– “Dokumentet e famshme Andoniane që janë paraqitur me pretendimin se provojnë masakrat e qëllimshme janë trillime”

Gjithmonë shpresohet që mund të fillohet një dialog akademik mes mbrojtësve të tezave turke dhe armene në SHBA deklaroi Gunter, duke tërhequr vëmendjen se turko-amerikanët do të jenë të gatshëm për ta bërë këtë, por se armeno-amerikanë nuk kanë dëshirë ta bëjnë kurrë këtë.

“Nuk ka asnjë dokument që provon se vrasja e armenëve ishte politikë zyrtare e Shtetit Osman. Për shembull, dokumentet e famshme Andoniane që janë paraqitur me pretendimin se provojnë masakrat e qëllimshme janë trillime”, theksoi Gunter.

Duke përmendur që shumë armenë në pjesët perëndimore të Shtetit Osman, as nuk janë dëbuar, Gunter tha se “Për më tepër, disa armenë pro dhunës vranë edhe muslimanët e pafajshëm dhe në të vërtetë këtë e kryen për dhjetëra vite pa ndërprerë. Në mënyrë që gjenocidi të ekzistojë në ligjin ndërkombëtar, duhet të provohet modeli paraprak dhe kjo nuk është provuar në lidhje me këtë çështje”. 

– TASFO “12 intervista në 12 muaj”

TASFO i cili ndjek rrugën për të luftuar me pretendimet armene, ka filluar me këtë qëllim projektin “12 intervista në 12 muaj”. Në këtë kuadër ka filluar të realizojë një sërë intervistash me historianë të famshëm perëndimor, shkencëtarë të politikës, akademikë dhe intelektualë të cilët kanë kontribuar me kërkime të rëndësishme lidhur me ngjarjet 1915.

Më parë TASFO ka kryer intervista me historianin irlandez Dr. Patrick Walsh dhe shkencëtarin gjerman për politikë Dr. Christian Johannes Henrich. Ndërsa intervistën e tretë e ka realizuar me shkencëtarin amerikan për politikë Michael Gunter.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies