Fillimi ReflektimNJË SHËMBËLLTYRË TRINITETI

NJË SHËMBËLLTYRË TRINITETI

nga Shekulli Agency

Miti 4: Perëndia është Trinitet

Nga e ka origjinën ky mit?

«Mund të krijohet përshtypja se në fund të fundit, dogma e Trinitetit është një koncept që doli në fund të shekullit të katërt. Në njëfarë kuptimi, kjo është e vërtetë. . . . Formula ‘një Perëndi në tre persona’ nuk kishte ende një formulim të konsoliduar, dhe sigurisht, nuk ishte bërë pjesë e jetës së krishterë dhe e bindjeve të tyre fetare deri aty nga fundi i shekullit të katërt.»—New Catholic Encyclopedia (1967), vëllimi 14, faqja 299.

«Këshilli i Nicesë u mblodh më 20 maj të vitit 325 [të e.s.]. Vetë Kostandini drejtoi punimet, duke i drejtuar në mënyrë aktive diskutimet dhe duke propozuar personalisht . . . formulën vendimtare të kredos që nxori këshilli, që shprehte lidhjen midis Krishtit dhe Perëndisë me fjalët ‘e njëjta substancë si Ati’. . . . Të mbushur me respekt dhe frikë për perandorin, peshkopët, me përjashtim të dy prej tyre, e firmosën kredon, ndonëse shumë e bënë këtë kundër bindjeve që kishin».—Encyclopædia Britannica (1970), vëllimi 6, faqja 386.

Çfarë thotë Bibla?

«Por [Stefani], mbushur me Frymë të Shenjtë i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë dhe tha: ‘Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.’»—Veprat 7:55, 56, Diodati i Ri.

Çfarë zbuloi ky vegim? I mbushur me forcën vepruese të Perëndisë, Stefani pa Jezuin «që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë». Është e qartë pra, se pas ringjalljes në qiell Jezui nuk u bë Perëndia, por përkundrazi, një qenie frymore më vete. Në këtë tregim nuk përmendet një person i tretë pranë Perëndisë. Me gjithë orvatjet për të gjetur fragmente në Shkrime që të mbështetin dogmën e Trinitetit, prifti domenikan Mari-Emil Buasmar shkroi në një libër të tijin: «Pohimi se ka tre persona në një Perëndi . . . nuk mund të gjendet askund në Dhiatën e Re.»—À l’aube du christianisme—La naissance des dogmes (Në agim të krishterimit—Lindja e dogmave).

Dogma që përkrahu Kostandini kishte si synim t’u jepte fund debateve brenda Kishës në shekullin e katërt. Por faktikisht ajo ngriti një çështje tjetër: a ishte Maria, gruaja që lindi Jezuin, «Nëna e Perëndisë»?

Krahasoni këto vargje biblike: Mateu 26:39; Gjoni 14:28; 1 Korintasve 15:27, 28; Kolosianëve 1:15, 16

E VËRTETA:

Dogma e Trinitetit është një shpikje e fundit të shekullit të katërt

Kulla e Rojës

Vizatim i Marisë si shenjtore

Miti 5: Maria është nëna e Perëndisë

NGA E KA ORIGJINËN KY MIT?

«Përnderimi i nënës së Perëndisë mori shtysë kur . . . masat pagane u dyndën në kishë. . . . Përshpirtshmëria dhe vetëdija e tyre fetare [e paganëve që u bënë të krishterë] ishte formuar për mijëvjeçarë nëpërmjet kultit të perëndeshës ‘nëna e madhe’ dhe të ‘virgjëreshës perëndeshë’.»—The New Encyclopædia Britannica (1988), vëllimi 16, faqet 326 dhe 327.

ÇFARË THOTË BIBLA?

«Ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit. . . . Prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.»—Kursivi është yni; Luka 1:31-35, Diodati i Ri.

Ky fragment biblik thotë qartë se Maria ishte nëna e ‘Birit të Perëndisë’, jo e vetë Perëndisë. A mund të ketë mbajtur ajo brenda vetes Atë që as ‘qiejt nuk e mbajnë dot’? (1 Mbretërve 8:27) Ajo nuk tha kurrë një gjë të tillë. Është mësimi për Trinitetin që ka mbjellë pështjellim se kush ishte Maria. Duke e shpallur Marinë Theotokos (një fjalë greke që ka kuptimin «Ajo që lindi Perëndinë») ose «Nëna e Perëndisë», Këshilli i Efesit, në vitin 431 të e.s., përgatiti skenën për adhurimin e Marisë. Qyteti i Efesit, ku u mbajt ky këshill i kishës, prej shekujsh kishte qenë qendra e adhurimit të Artemisës, perëndeshës së pjellorisë.

Si pasojë, shumë aspekte të adhurimit të shëmbëlltyrës së Artemisës që «ra nga qielli», si për shembull procesionet, u bënë pjesë e adhurimit të Marisë. (Veprat 19:35) Një zakon tjetër që u fut dalëngadalë në mësimin e krishterë, ishte përdorimi i shëmbëlltyrave të Marisë dhe i të tjerëve në adhurim.

Krahasoni këto vargje biblike: Mateu 13:53-56; Marku 3:31-35; Luka 11:27, 28

E VËRTETA: Maria ishte nëna e Birit të Perëndisë, jo e vetë Perëndisë. Nga miti i Trinitetit lindi adhurimi i Marisë si Nëna e Perëndisë.

Prof. Eroll Veliu

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies