Nuk është hera e parë që disa media mundohen me çdo mjet që t’i arsyetojnë arrestimet dhe krimet e qeverive në Ballkan.
Kësaj rradhe, disa media të pandërgjegjshme, publikojnë një video me titull bombastik për të manipuluar me opinionin, e gjithë kjo për interesat e tyre redaktuese.
Redaksia e faqes ilirida.net, është interesuar për ligjëratën me titull “Siria – mes hadithit dhe realitetit” dhe ka fituar përgjigje nga përgjegjësit mediatik të kanalit zyrtar ku publikohen ligjëratat e imamit Rexhep Memishi, të cilët na dërguan edhe dëshmi që kjo video është mbajtur në vitin 2012, kur nuk ka ekzistuar ISIS-i në Siri.
Në përgjigjen ndaj pyetjes sonë thuhet: “Alejkum selam.
Ligjërata e hoxhës Rexhep Memishi me titull “Siria – Mes hadithit dhe realitetit”, është mbajtur në vitin 2012, në kanalin zyrtarë të hoxhës “minbermedia”, është publikuar më 8 gusht 2012, por pas hyrjes në fuqi të ligjeve në shtator të vitit 2014, të gjitha ligjëratat që i kemi parë në dëm lirisë së hoxhës, i kemi bërë “unpublish”, me qëllim që ta ruajmë hoxhën dhe stafin e tij nga qëllimkqinjtë me petkun e gazetarëve”. / ilirida.net





