Fillimi ReflektimLeter për Z.Albin Kurti e Znj.Vjosa Osmani për dekorim të familjes së Sadri Kapitit

Leter për Z.Albin Kurti e Znj.Vjosa Osmani për dekorim të familjes së Sadri Kapitit

nga Shekulli Agency

Nga Prof. Eshref Ymeri

Të nderuar zoterinj Kryeministër dhe Presidente e Kosovës. Unë para dy ditësh i dërgova një letër miqësore z. Skënder Kapiti, birit të Sadri KAPITIT dhe nxitur nga ai aktivitet i jashtëzakonshëm i veprimtatarisë së asaj familjeje vendsosa t’ua dërgoj ate edhe juve, më shumë edhe si një propozim nga ana ime që ata duhet të dekorohen nga ana e Juaj. Ja teksti i asaj letre: 

 I dashur Skënder,

Në faqen e internetit “Bulevard” lexova me shumë kënaqësi artikullin mjaft interesant dhe informativ të zotërisë Vaso Papaj, me titull “Kapitët e Durrësit dhe liria e Kosovës”, të botuar më 23 shkurt 2021. Turp edhe për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin që nuk e kanë vlerësuar dhe nderuar familjen tuaj për atë kontribut të shquar që keni  dhënë për luftën dhe juve nuk ju kanë nderuar,as respektuar dhe as dekoruar, pasi dekorata u janë dhënë pa kriter in diviudëve që as nuk e meritojnë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. 

Tipari i mirënjohjes, ore Skënder i dashur, është tipar gjenetik, i lindur në gjakun e të parëve të fisit dhe i trashëguar brez pas brezi. Për çudi, mosmirënjohja është tipar karakteristik për shumicën dërmuese të shqiptarëve, prandaj ajo, fatkeqësisht, si në asnjë gjuhë tjetër, është e pasqyruar aq shumë në pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe. Kujtoni vetëm për një çast disa prej atyre shprehjeve kaq të neveritshme:

bjer shi në arën time

ha bukën e pëmbys kupën

hedh lumin dhe të pështyn kalin

këtej të pi verën, këtej të shan derën

këtej të puth këmbët, këtej të ngul dhëmbët

të shkel bukën me këmbë

Mndoshta edhe Albini me Vjosën janë mosmirënjohës. 

Kujtoni për një çast atë letrën e atij nxënësit të një shkolle 8-vjeçare në Shkodër, i cili e falënderonte Bill Klintonin për bombardimin e Serbisë dhe Klintoni i Madh i ktheu përgjigje falënderuese. Pra. Bill Klinton , president i SHBA-ve, respektn , i kthen përgjigjhje dhe i është mirënjohës një letere falenderimi, dhe Kosova nuk paska pasur mundësi që pas 20 vitesh të mos kujtohet që të nderojë e të respektojë familjen ,tuaj. Ky është turp dhe Vetëm kaq. Edhe nëse nuk u dekoron as Albinmi e as Vjosa Ju i neriar z. KAPITI KENI HYRË NË Histori së bashku me familjen tuaj , e që kurrë nuk mund t’ju nxjerrë kush prej saj. Koha i lartësoin dhe e ngre lart patriotizmin e vërtyetë.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.

Eshrefi

Santa Barbara, Kaliforni

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies