Fillimi ReflektimKRIMI PO E RRËNON EKONOMINË KOSOVARE

KRIMI PO E RRËNON EKONOMINË KOSOVARE

nga Shekulli Agency

sh-korupsioni

Monopolet, korrupsioni dhe paligjshmëria, mbajnë peng zhvillimin

 

“Hajnat dhe kriminelët më të mëdhenj të Kosovës kanë lidhje të forta me bizneset serbe, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Lëvizja VETËVENDOSJE! tani e “freskuar” me kuadro të LPK-së, e kundërshton dërgimin e hajnave dhe UDB-ashëve në burg”, thekson Isa Mulaj.

Agjencitë e reja, mashtrime të radhës

Analisti i ekonomisë, Isa Mulaj, drejtor në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (Inepra) tha se Kosova nuk duhet të themeloj kurrfarë agjencie të specializuar për luftimin e monopoleve, korrupsionit dhe krimeve ekonomike sepse për 16 vite është fajtore pikërisht për këto dukuri. “Nuk ka gjasa teorike që Kosova të bëjë diçka kundër këtyre trendeve negative. Sa ishte prania ndërkombëtare më e madhe, krimet ekonomike dhe paligjshmëria dukeshin më të vogla, ndërsa pas shpalljes së pavarësisëdhe transferit të kompetencave tek vendorët gjërat u përkeqësuan shpejt dhe në përmasa marramendëse.

Çdo propozim për të formuar ndonjë agjencion të specializuar është jo vetëm absurde por edhe kundëproduktiv pasi dihet se kjo do të jetë përpjekje për blerje të kohës dhe mashtrim i radhës”, tha ai. Sipas analistit Mulaj, e vetmja shpresë për Kosovën, ekonominë dhe qytetarët e saj është Gjykata Speciale. “Përndryshe, nëse edhe tek kjo Gjykatë qytetarët nuk kanë besim dhe mendojnë se nuk do të bëjë diçka radikale, atëherë shumica e qytetarëve le t’i paketojnë gjërat dhe të ikin dikah sepse Kosovën pa këtë mekanizëm të drejtësisë e presin ditë edhe më të zeza”, thotë më tej Mulaj, që është kritik edhe ndaj opozitës.

“Armiku më i fortë i sjelljes së ligjshmërisë nëpërmjet Gjykatës Speciale mbetet Lëvizja ‘Vetëvendosje’. Parulla e kësaj partie politike në protesta ka qenë dhe mbetet “hajnat n’burg, jo n’Qeveri!” Pikërisht këtë e ka për qëllim Gjykata Speciale, pra, t’i dërgoj hajnat e Qeverisë n’burg. Mirëpo, hipokrizia, naiviteti dhe dyfytyrësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE shihet në faktin se kjo është kundërshtarja më e zëshme e Gjykatës në fjalë, që do të thotë se praktikisht është për mbrojtjen e hajnave”, thotë ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies