Fillimi ReflektimKorçë, Asgjësohen 6560 rrënjë kanabis, arrestohen 3 kultivuesit

Korçë, Asgjësohen 6560 rrënjë kanabis, arrestohen 3 kultivuesit

nga Shekulli Agency

kan-sh-433Policia e Korçës ka asgjësuar me anë të djegies 6560 rrënjë kanabis si dhe ka arrestuar 3 kultivuesit e dyshuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban-Devoll, Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë-Devoll, Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Osojë-Maliq, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe” këta shtetas u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me  6560 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, (530 prej tyre të mbjella në kubikë), të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e Policisë, në afërsi të këtyre parcelave u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri të llojit pistoleta dhe pesë fishekë pa lejën e organeve kompetente, si edhe 1000 fara të ngjashme, me ato të llojit Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies