Fillimi ReflektimKapet 11 kg drogë në Kapshticë, largohet autori

Kapet 11 kg drogë në Kapshticë, largohet autori

nga Shekulli Agency

dro-333-45Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 11. 4 Kg bimë narkotike  Cannabis Sattiva.Burime nga policia, bëjnë me dije se është shpallur në kërkim poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Jurgen (Denis) Memini, 32 vjeç, banues në Korçë.

Ngjarja

Më datë 17.02.2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas, pasi ka kryer kontrollin në vijën e dytë të automjetit të tij, tip “Mercedez-Benz” me targë AA — AU, me të cilin udhëtonte, është kaluar në pikën e kontrollit me skaner.

Nga proçedura e skanimit u dyshua se brenda mjetit, mund të kishte lëndë narkotike. Jurgen Memini, porsa ka parë se i është evidentuar lënda narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, por është kthyer mbrapa dhe është larguar me shpejtësi, së bashku me automjetin e tij, në drejtim të Bilishtit duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare që kanë tentuar ta bllokojnë.

Shërbimet operacionale Kufitare, bënë të mundur gjetjen e automjetit, të këtij shtetasi në fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku ky i fundit e kishte braktisur. Gjatë kontrollit që Policia ushtroi automjetit tip Benz me targë AA — AU, rezultoi se në pjesën e serbatorit, u gjetën të fshehura si dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale : 11 (njëmbëdhjetë) pako me bimë të dyshuar narkotike Canabis Sattiva me peshë të përgjithshme 11 kg e 400 gr. Si edhe në automjet, u gjet dhe u sekuestrua edhe pasaporta biometrike, në emër të këtij shtetasi.

12737090_10208312151623450_528369496_o

12755414_10208312164663776_1471020074_o

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies