Imami i njohur nga Tirana, Ahmet Kalaja ka reaguar ndaj deklartës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se nuk duhej që të vdekurit të mbuloheshin me flamur arab, gjë që sipas tij po ndodh në Kosovë.
Kalaja e ka këshilluar të mos ngutet, duke i treguar se jo gjithçka që shkruhet në arabisht është flamur arab.
Më poshtë japim deklarimin e plotë të imamit Kalaja!
“Ramush furnitori; Ja pasojat!
Profesori i tij më tha: Ramushi nuk prezantonte në mësimet e mija. Ai ishte një furnitor i sukseshëm ndërkohë që të tjerëve ju jepja mësime për politikëbërjen.
Mësuesi e tyre, i cili është doktor i shkencave politike por njëkohësisht edhe imam në Zvicër i ngarkuar asokohe nga autoritetet evropiane për politikanët e rinj kosovarë.
P. S. Askund nuk i mbulojnë me flamur të Arabisë Saudite, ai është një mantel i veçantë me ngjyrë jeshile me të cilin mbulohet tabuti apo arkivoli, e në të ka sure Kurani, shehadet, dua, etj.
Ne këtej nga anët tona themi; Jo çdo gjë që fluturon hahet; Jo çdo mantel jeshil me shkronja arabe është flamur i Arabisë.
