Fillimi ReflektimGreqia duhet të mbahet përgjegjëse për vrasjet e migrantëve

Greqia duhet të mbahet përgjegjëse për vrasjet e migrantëve

nga Shekulli Agency

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, i bëri thirrje BE-së që ta konsiderojë Greqinë përgjegjëse për “vrasjet” e saj të azilkërkuesve.

“E dashur (Komisionere Evropiane për Punët e Brendshme) @YlvaJohansson, Tortura dhe trajtimi çnjerëzor nga Greqia tani është kthyer në vrasje. A nuk do të mbahet Greqia përgjegjëse për këto vrasje të injoruara nga @Frontex?”, tha Soylu në Twitter.

Soylu shpërndau një video që tregon momentet e shpëtimit të migrantëve të parregullt dhe njëri prej tyre flet për ato që përjetuan me oficerët grekë.

Në video, personi tregon trajtimin e keq që ai dhe të tjerët morën nga oficerët dhe se tre në pesë migrantë të parregullt që ishin bllokuar në det humbën jetën teksa anija e tyre shfryhej.

Soylu po ashtu shpërndau një deklaratë nga Komanda e Rojës Bregdetare Turke mbi incidentin, ku thuhet se më 19 dhjetor, ekipet u dërguan në zonë për të shpëtuar migrantët e parregullt, të cilët thuhet se ishin bllokuar në tri anije.

Në deklaratë theksohet se 31 migrantë të parregullt u shpëtuan, duke shtuar se migrantët e parregullt pohuan se ata u rrahën nga stafi grek dhe sendet e tyre të vlefshme iu morën.

“Derisa ishin duke hipur në varka shpëtimi për t’u lënë në ujërat territoriale turke, pesë migrantë ranë në det nga një varkë shpëtimi e shpuar”, citohet të kenë thënë migrantët.

“Dy nga pesë migrantët që ranë në det u nxorrën të gjallë. Por tre prej tyre humbën jetën. Tre migrantët që humbën jetën u morën me një varkë shpëtimi të veçantë”, thuhet më tej.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies