Fillimi ReflektimGërmuan tokën për të gjetur ar/ Banesat rrezikojnë shembjen

Gërmuan tokën për të gjetur ar/ Banesat rrezikojnë shembjen

nga Shekulli Agency

germ56444Gërmimet për të gjetur ar kanë vënë në rrezik mbi 30 familje në fshatin Stropckë në komunën Dardhas, Pogradec.

Persona të panjohur kanë hapur një gropë gjigande për te kërkuar ar. Kjo ka shkaktuar indinjatë nga banorët të cilët thonë se banesat e tyre janë duke u shembur, ndërsa askush nuk merr masa për parandalimin e gërmimeve .

Ata shprehen se pavarësisht ankesave tek institucionet përkatëse, nuk ka asnjë reagim. Banorët shprehen se shpesh herë janë përplasur fizikisht me personat qe kryejnë gërmimet duke rrezikuar edhe jetën e tyre

Lidhur me shqetësimin e banorëve ka reaguar edhe administratori i njësise administrative Dardhas, Alban Mucka.  Ai thotë se janë pezulluar gërmimet ndërsa po merren masa për personin përgjegjës

Gërmimet për ar ne fshatin Stropckë kanë nisur prej kohësh cka ka sjellë rrezikun e shembjes se disa banesave ndërsa enigmë mbetet fakti se pse nuk është marrë asnjë masë ndaj parandalimit të tyre edhe pse ata kanë gërmuar në mesin e ditës në mes të fshatit dhe pa asnjë lejë përkatëse”, tha Muçka.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies