Fillimi ReflektimFatkeqësi në Mekë, arrin në 107 numri i të vdekurve

Fatkeqësi në Mekë, arrin në 107 numri i të vdekurve

nga Shekulli Agency

meke-333

Në një deklaratë në Twitter nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite, thuhet se numri i të vdekurve ka arritur në 107, ndërsa numri i të plagosurve në 238.

 

Nga shembja e një vinçi në qytetin e shenjtë, Mekë, për shkak të motit të keq, numri i të vdekurve arriti në 107.

Në një deklaratë në Twitter nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite, thuhet se numri i të vdekurve ka arritur në 107, ndërsa numri i të plagosurve në 238.

Theksohet se në zonën ku ndodhi fatkeqësia vazhdon pastrimi dhe heqja e mbetjeve të vinçit, ndërkohë ditën e sotme Qabja nuk është hapur për besimtarët në kohën e namazit të sabahut.

Në deklaratat e mëparshme ishte thënë se në këtë tragjedi humbën jetën 65 persona dhe më pas në një tjetër deklaratë flitej për 80 persona të vdekur, ndërsa në orët e vona në një deklaratë të përditësuar u tha se numri it ë vdekurve kishte arritur në 87.

Nga ana tjetër Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë në një deklaratë për mediat tha se 2 besimtarë me nënshtetësi turke kanë mbetur të vrarë dhe 19 të tjerë janë palgosur.

Ndërkohë Emir ii Mekës, Halid el-Fejsal ka thënë se ka urdhëruar një hetim të shpejtë të ngjarjes për gjetjen e arsyes së rënies së vinçit dhe vënien përpara drejtësisë përgjegjësit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies