Fillimi LajmeBotaTurqi, AK Parti sot organizon kongresin e 5-të të madh

Turqi, AK Parti sot organizon kongresin e 5-të të madh

nga Shekulli Agency

AK Parti

AK Partia 15 muaj pas themelimit të saj dha dhe provën e parë të saj në zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhje këto të cilat rezlutuan me një fitore të cilën e bëri kët parti të jetë e vetme në qeverisjen e vendit.

 

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim Kombëtar (AK Parti) e cila drejton prej 13 vitesh Turqinë dhe e cila nga themelimi i saj ka fituar të gjitha zgedhjet në të cilat ka marrë pjesë, sot organizon kongresin e 5-të të madh, raporton Anadolu Agency (AA).

AK Partia u themelua më 14 gusht të vitit 2001 nga Presidenti i tanishëm i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, Ish-Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül, si dhe Bülent Arınç, Köksal Toptan, Mehmet Ali Şahin dhe Cemil Çiçek, İsmet Yılmaz si dhe shumë emra të tjerë të cilët janë të njohur në politikën turke. Pas zgjedhjes si President të Erdoğan në krye të AK Partisë u zgjodh Ahmet Davutoğlu i cili ishte njëkohësisht edhe Kryeministri i qeverisë së 62-të të vendit.

AK Partia 15 muaj pas themelimit të saj dha dhe provën e parë të saj në zgjedhjet e përgjithshme. Zgjedhje këto të cilat rezlutuan me një fitore të cilën e bëri kët parti të jetë e vetme në qeverisjen e vendit.

Ndërkohë 10 dit përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2002 AK Partia përballet me një akuzë për mbylljen e saj. Krahas Mbylljes së AK Partisë kërkohej edhe përjashtimi i Erdoğan nga drejtimi i saj dhe politika e vendit.

Në këto kushte AK Partia në zgjedhjet e vitit 2003 arriti të rrisë votat e saj deri në 34.63 përqind dhe kështu mori drejtimin e vendit e vetme. Në këtë mënyrë AK Partia nën drejtimin e Abdullah Gül formoi qeverinë e 58 të vendit.

Për shkak të përjashtimit nga politika Recep Tayyip Erdoğan nuk arriti të futej në zgjedhje. Ai u zgjodh si deputet me përsëritjen e zgjedhjeve në qytetin e Siirt-it ku më pas zuri dhe vendin e Abdullah Gül si Kryeministër. Erdoğan më 14 mars të vitit 2003 formoi qeverinë e 59 të Turqisë.

– Në të gjitha zgjedhjet doli si parti fitimtare-

AK Partia që nga themelimi i saj deri më sot ka arritur me sukses të dalë si partia e parë në renditje si dhe ka arritur të formojë qeverinë e vetme në këto 13 vite.

Më 1 maj të vitit 2009 Erdoğan emëroi si Ministër të Punëve të Jashtme Ahmet Davutoğlu, i cili nuk ishte deputet dhe vinte nga bota akademike.

Më 28 gusht të vitit 2007 pas mbarimit të mandatit të Presidentit Ahmet Necdet Sezer në vend të tij u zgjodh nga Parlamenti Abudllah Gül i cili mori dhe titullin si Presidenti i 11-të i vendit.

Ndërkohë AK Parti për herë të parë organizoi një kongres të jashtzakonshëm menjëherë pas zgjedhjes si President të Recep Tayyip Erdoğan për herë të parë nga populli. Në këtë kongres të jashtzakonshëm si kryetar i AK Partisë u zgjodh Ahmet Davutoğlu.

Së fundmi në zgjedhjet e 7 qeshorit AK Parti edhe pse me 40.87 përqind të votave nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme në Parlament për të formuar qeverinë e vetme. Përë shkak të një rregulli të brendshem të kësaj partie shumë emra të njohur të saj nuk mundën të kanidonin pasi kishin mbushur 3 mandate.

Sot AK Partia ndodhet në kongresin e 5-të të zakonshëm të saj ku pritet të miratohen një sërë vendimesh të rëndësishme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies