Fillimi ReflektimElisa Spiropali, zonja 5 milionë euro e doganave/ Vjedhjet dhe abuzimet në doganë shqiptare

Elisa Spiropali, zonja 5 milionë euro e doganave/ Vjedhjet dhe abuzimet në doganë shqiptare

nga Shekulli Agency

elisa-spiropali

Arkës së shtetit i mungojnë 130 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet. “Rilindja Demokratike” ka denocuar sot në një artikull  ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali për dështimin e  saj duke renditur një sërë faktesh. Në punën e saj 16 mujore ajo ka përfituar një shumë prej 5 milionë eurosh, kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që kryeministri e ka hequr nga drejtimi i doganave.

Shumat e mëdha korruptive janë përfituar nga një grup njerëzish që ishin të afërt me Spiropalin dhe quheshin “grupi i drejtoreshës”. Ky grup i kishte hapur rrugë kontrabandës. Mendohet se për një maune abuzimi shkonte deri në -rama-elisa30-40 mijë euro. Deklarimi  ndryshe i mallit që hyn në Shqipëri i hapte rrugë një korrupsioni të pastër. Si pjesë e kësaj skeme ishte edhe bashkëshorti i Spiropalit, Bitri. Ky i fundi realizonte skemën e kalimit të parave jo në arkën e shtetit, por në xhepat e drejtoreshës dhe kryeministrit.

Bilanci i doganave. Të ardhurat nga administrata fiskale në fund të gjashtëmujorit ishin 13.4 miliardë më pak se plani. Në këtë mosrealizim 68 % (-9.1 mld lekë) është sipas dështimit të doganave dhe 32 % (-3.4 mld lekë) si dështim I tatimeve. Doganat mblodhën 12.2 % më pak se plani me 9.1 miliardë lekë të munguara.  Të dhënat e Ministrisë së Financave për majin janar tregojnë se doganat kanë arkëtuar 342 milionë lekë më pak sesa janari i vitit të kaluar, ose 3,7 % më pak. Një tjetër arsye për shkarkimin e Spiropalit ka qenë edhe numri i madh i denoncimeve për korrupsion në portalin “Stop Korrupsionit”.

Importet e cigareve për 5 mujorin e parë kanë shënuar një rënie prej 8.4 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky ishte niveli më i ulët i importeve në 15 vjet, që nga viti 2000, kur hynë gjithsej 795 tonë. Rënia e importeve të cigareve është një nga arsyet e rënies së TVSH-së në dogana me 2.9 miliardë lekë me bazë vjetore për 5-mujorin e parë 2015. Të ardhurat nga akciza në doganë, megjithëse janë 1.4 miliardë lekë më shumë se fakti i 5-mujorit 2014, janë 4.4 miliardë lekë më të ulëta sesa planifikimi i financave në fillim të vitit.

dogana-kamionetZhdoganimet e karburanteve njohën nivelin më të ulët të tre viteve të fundit. Deri në muajin prill, sipas të dhënave nga MF importet e karburanteve shënuan një rënie prej 21% duke e krahasuar me një vit më parë. INSTAT pohoi se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014, ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind. Të dhënat që vijnë nga vetë Ministria e Financave e të ardhurat rezultojnë të jenë rreth 8.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në muajin mars, të ardhurat ranë me 32,5% në raport me planin, duke shënuar një rekord në mosrealizimet e njohura deri më tani. Në muajin mars 2015 doganat grumbulluan 14.7  % më pak të ardhura se një vit më parë. Si tremujor, të ardhurat shënuan rënie 11.5 % në raport me planin e 2015 dhe 6.9 % krahasuar me faktin e 2014.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies