Komuna e Drenasit edhe pse është në zonën e Drenicës, nga ku vijnë edhe liderët e partisë që është në pushtet që disa vite, vazhdon të mbetët zonë jo e zhvilluar dhe më larg qëndrave tjera në Kosovë për nga zhvillimi ekonomik dhe punësimi, pavarsisht zërave që mendojnë se investimet e qeverisë Thaçi kanë shkuar në këtë pjesë, kjo më së miri shihet nese i bëjmë vizit dhe shikojmë perparimin e kësajë qëndre dhe fshatrave të saj.
Më anë të një pyetësori që kemi bërë me qytetarët e Drenasit, ata ankohen për gjëndjën e rëndë ekonomike dhe zhvillimore duke bartur përgjegjësit për këtë gjendje në udhëheqësinë e kësajë komune e cila përveq se është shumë jofunksionale në shërbim të qytetarëve të saj, është edhe tejet e pa interesuar dhe nënçmuese ndaj banorëve të saj. E më i padëshiruari për këta qytetarë është kryetari i komunës dhe kabineti i tij i dobët për udhëheqje, e për të cilët ky është mandati i tretë në krye të komunës.
Në mesin e shumë dukurive negative që po e përcjellin këtë komunë nga kjo udhëheqësi është ajo që ndodhi para disa ditësh në fshatin Llapushnik, ku banorët e këtijë fshati ishin kundër ndërtimit të kishës në zonën që ata e quanin historike të UÇK-së dhe mendonin se nuk po ndërtohet për nevoja të fshatarëve por është politiko-korruptive. Këto ditë burime anonime për prishtinaonline tregojnë se jo vetëm në Llapushnik por edhe në një fshat tjetër të Drenasit do të nisë ndërtimi i një kishe, më saktësishtë në fshatin Terstenik. Sipas këtyre burimeve kisha do të ndërtohet pasi që dikush nga ata që po e ndihmojnë këtë proces janë shpërblyer me shuma të caktuara parash nga udhëheqësia e kishës e cila në këtë formë dëshironë të shtrijë ndikimin e saj te banorët e Drenasit, e krejtë kjo po ndodhë si shkak i fukarallakut të madhë, mos zhvillimit ekonomik dhe korrupsionit që tani ka nisur të bëhët edhe përmes religjionit./prishtinaonline/

