Fillimi Reflektim“Disa vende arabe po i bëjnë thirrje fshehurazi Perëndimit që të eliminojë Hamasin”

“Disa vende arabe po i bëjnë thirrje fshehurazi Perëndimit që të eliminojë Hamasin”

nga Shekulli Agency

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hamasit, Musa Abu Marzouk, tha se ata prisnin shumë nga Hezbollahu dhe ishin të befasuar nga qëndrimi i administratës palestineze, transmeton Anadolu.

Abu Merzuk bëri një deklaratë për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar.

“Ne prisnim shumë nga Hezbollahu dhe vëllezërit tanë në Bregun Perëndimor. Na vinte turp nga qëndrimi i vëllezërve tanë në administratën palestineze (të udhëhequr nga Mahmud Abbas)”, tha Abu Merzuk.

Duke theksuar se ka zëra të mirë në mesin e disa zyrtarëve në administratën palestineze, por zërat e mbetur pretendojnë shumë, Abu Merzuk tha: “Shumë të huaj na kanë informuar se anëtarë të Autoritetit Palestinez dhe disa vende arabe po i bëjnë thirrje fshehurazi Perëndimit që të eliminojë Hamasin”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies