Fillimi ReflektimAmnesty International: Hungaria keqtrajton refugjatët

Amnesty International: Hungaria keqtrajton refugjatët

nga Shekulli Agency

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thekson se autoritetet hungareze “me qëllim sillen keq ndaj refugjatëve” në prag të referendumit për planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve

refugjat-hungariAmnesty International (AI) në raportin e saj më të ri pretendon se Hungaria “keqtrajton refugjatët” duke e akuzuar këtë vend se “me qëllim ka dizajnuar” sistem të azilit ku të ardhurve u pengohet të qëndrojnë në Hungari.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thekson se autoritetet hungareze “me qëllim sillen keq ndaj refugjatëve” në prag të referendumit për planin e Bashkimit Evropian (BE) për shpërndarjen e refugjatëve, që në Hungari mbahet të dielën, më 2 tetor.

Siç theksohet, qindra migrantë dhe refugjatë ekspozohen në keqtrajtime fizike, shtypje të paligjshme përmes kufirit dhe arrestime të paligjshme, që e zbatojnë autoritetet hungareze.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies