Fillimi PolitikëZyrtarët e lartë të Turqisë dhe Libisë takohen në Ankara

Zyrtarët e lartë të Turqisë dhe Libisë takohen në Ankara

nga Shekulli Agency

Gjatë armëpushimit një javor mbarëkombëtar, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe ministri i Brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha diskutuan mbi situatën e fundit në Libi, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjee.

Ministri Akar i dëshiroi mirëseardhje Bashagha-s në kryeqytetin Ankara me nderime ushtarake dhe foli për zhvillimet e fundit në vendin e Afrikës së Veriut në një takim ballë për ballë, thuhet në deklaratën me shkrim.

Nëntorin e kaluar, Turqia dhe Libia nënshkruan paktin mbi bashkëpunimin e sigurisë dhe kufijtë detarë.

Të premten e kaluar, Libia shpalli armëpushim dhe urdhëroi ushtrinë të ndalojë të gjitha operacionet luftarake, duke specifikuar se zonat Sirte dhe Al-Jufra duhet të demilitarizohen dhe duke paralajmëruar shpalljen e zgjedhjeve marsin e ardhshëm.

Të enjten, ushtria libiane tha se militantët besnikë të komandantit renegat Khalifa Haftar kishin shkelur armëpushimin.

Pas përmbysjes së sundimtarit të ndjerë, Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë është sulmuar nga forcat e komandantit renegat Haftar që nga prilli i vitit 2019, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë.

Me mbështetjen e Turqisë, qeveria libiane kohët e fundit ka thyer të gjitha sulmet duke kaluar në ofensivë kundër forcave të Haftarit ndërsa vazhdimisht ka potencuar se nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake për Libinë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies