Fillimi Lajme“Afroamerikani i plagosur nga policia po trajtohet i prangosur në spital”

“Afroamerikani i plagosur nga policia po trajtohet i prangosur në spital”

nga Shekulli Agency

Afroamerikani Jacob Blake, i cili u plagos me tetë plumba nga pas nga ana e policisë në Wisconsin të SHBA-së dhe mbeti i paralizuar, po trajtohet në spital i prangosur, pohoi familja e tij.

Xhaxhai i Jacob Blake, Justin Blake, deklaroi për CNN se babai i viktimës ka thënë se gjatë një vizite në spital, ai ka gjetur djalin e tij të prangosur në shtratin e tij në një dhomë të kujdesit pas operacionit.

Duke deklaruar se ky është një veprim trishtues, xhaxhai Justin Blake tha se “Të bësh këtë ndaj një pacienti të paralizuar dhe të paaftë për të ecur është fyerje për një person të plagosur”.

Më herët, sipërmarrësi Andrew Yang, i cili më parë ishte kandidat presidencial nga Partia Demokratike, në llogarinë e tij në Twitter shkroi se babai i Jacob Blake i ka thënë se i biri i tij “është i lidhur me zinxhir në shtrat”.

Yang tha se Blake është në vetëdije dhe se fjalët e para të 29-vjeçarit afroamerikan kur është zgjuar kanë qenë pyetja: “Baba, pse më qëlluan aq shumë?”

Yang e ka pyetur babanë Blake se çfarë mesazhi dëshiron të ndajë në emër të familjes, ndërsa ai është përgjigjur: “Thuaju se biri im është një njeri”.

Guvernatori i Wisconsin-it, Tony Evers, pas një pyetjeje në një konferencë shtypi tha se nuk e kupton se pse Blake duhej të prangosej.

“Skam asnjë dijeni personale se pse kjo gjë ka qenë e nevojshme. Mënyra më e mirë për ta ndihmuar është të trajtohet”, tha Evers.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies