Fillimi Politikë“Franca i ka dorëzuar Libanit një dokument me planet e reformave”

“Franca i ka dorëzuar Libanit një dokument me planet e reformave”

nga Shekulli Agency

Pretendohet se francezët u kanë dorëzuar politikanëve dhe zyrtarëve kompetentë libanezë në vend një dokument që përmban planet e reformave të gjera për t’u zbatuar, transmeton (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime të afërta me presidencën, “Franca pak kohë më parë u ka dorëzuar drejtuesve libanezë një dokument që përmban pika thelbësore lidhur me reformat politike dhe ekonomike. Gjithashtu Franca ka theksuar se realizimi i këtyre reformave është i detyrueshëm për të marrë përgjigje pozitive lidhur me ndihmën e premtuar në konferencën e mbështetjes për Libanin CEDRE”.

Theksohet se ndihmat për të cilën Franca flet në dokument janë në lidhje me konferencën CEDRE dhe se nuk kanë lidhje me ndihmat lidhur me shpërthimin në portin e Bejrutit.

Më tej bëhet e ditur se nuk janë ndarë informacione të detajuara lidhur me dokumentin i cili përbëhet nga dy pjesë.

Libani ndodhet nën një barrë të përgjithshme borxhi mbi 92 miliardë dollarë, që përkon me rreth 170 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Vendit arab i nevojitet një mbështetje të jashtme prej më shumë se 20 miliardë dollarë. Shuma prej 11 miliardë e kësaj mbështetje pritet të jepet në kuadrin e një programi të reformave ekonomike të cilat janë miratuar nga konferenca “CEDRE” të zhvilluar në Paris në vitin 2018, por për të cilën nuk është arritur ende një marrëveshje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies