Fillimi EkonomiSHBA, 38,6 milionë persona humbin vendin e punës brenda 9 javëve

SHBA, 38,6 milionë persona humbin vendin e punës brenda 9 javëve

nga Shekulli Agency

Departamenti Amerikan i Punës ka njoftuar se mbi 2,4 milionë persona të tjerë janë paraqitur për përfitimet e papunësisë javën e kaluar, përderisa koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të dëmtojë ekonominë e amerikane.

Javën e kaluar u parashtruan rreth 2,43 milion aplikime të papunësisë, duke shënuar një rënie prej rreth 249 mijë në krahasim me javën paraprake, ndërsa shifra të tilla të mëdha janë regjistruar që nga mesi i muajit mars.

Numri i përgjithshëm i atyre që humbën vendin e punës gjatë nëntë javëve tani arrin në 38,6 milionë.

Edhe pse pandemia ka shkaktuar humbjen më të madhe në historinë e SHBA-së deri tani, shifrat tregojnë se humbjet po ngadalësohen për të shtatën javë me radhë pas kulmit prej 6,9 milionë në fund të marsit.

Shumë biznese janë mbyllur ose kanë zvogëluar në masë të madhe veprimtarinë, pasi zbatohen urdhrat e qëndrimit në shtëpi, duke ndaluar funksionimin e të gjitha bizneseve, përpos atyre thelbësore. Në mënyrë të ngjashme, janë mbyllur shumica e shkollave.

Përderisa shtetet amerikane po fillojnë procesin e rihapjes, proces i cili favorizohet nga presidenti amerikan Donald Trump, shumë ekspertë dhe politikanë vazhdojnë të ngrenë shqetësime se rihapja e parakohshme mund të çojë në një ringjallje të virusit.

Sipas të dhënave të fundit, SHBA është vendi më i goditur nga pandemia me më shumë se 1,5 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 95 mijë viktima, ndërsa gjithsej rreth 371 mijë njerëz janë shëruar nga sëmundja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies