Fillimi Politikë“Franca, vendi i fundit në botë që mund të flasë për të drejtat e njeriut”

“Franca, vendi i fundit në botë që mund të flasë për të drejtat e njeriut”

nga Shekulli Agency

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, theksoi se Franca është vendi i fundit në botë që mund të flasë në lidhje me të drejtat e njeriut.

Şentop këto vlerësime i bëri gjatë një aktiviteti me rastin e 100-vjetorit të Kongresi Pozanti në qytetin Adana në jug të Turqisë.

Ai theksoi se shteti i tyre i madh osmanët kanë ruajtur besimet ekzistuese, gjuhët lokale, arkitekturën lokale, kulturën dhe artin në trojet ku janë gjendur me qindra vite.

Ndërsa francezët të cilët para 100 vitesh kanë ardhur për ta okupuar qytetin e Adana-s dhe përreth, sipas tij, para 75 vitesh në mënyrë barbare dhe pa respekt kanë kryer masakër në Algjeri.

Şentop tha se Franca është edhe në masakrën e ndodhur në Ruandë në vitet 90-ta.

Kryeparlamentari turk tha se Franca hapur akuzohet në raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke theksuar se sot ajo është bashkë me të pabesët puçist në Libi që janë kundër qeverisë legjitime në Libi.

“Franca është vendi i fundit në botë që mund të flasë në lidhje me të drejtat e njeriut, të drejtën, ligjin, drejtësinë apo padrejtësinë. Historia e 200 viteve të fundit tregon se nuk është e mundshme që Franca të fshijë të zezën në fytyrë dhe njollën në ballë”, u shpreh ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies