Fillimi Opinion/Analiza“NËSE NUK VEPRON MUSLIMANI, ATËHERË NE SJELLIM NJË POPULL TJETËR…”!

“NËSE NUK VEPRON MUSLIMANI, ATËHERË NE SJELLIM NJË POPULL TJETËR…”!

nga Shekulli Agency

Nga: Savash VELIU   

Ishin muslimanët Arab të Mesapotamisë më të ngriturit e botës islame me qendër të islamit Bagdadin të rrënë pas dëshirave (nefsit) letargjike situatë e njëjtë si ajo e sotmja me botën arabe… Kjo duhet shikuar në kontekstin e rrethanave të përgjithshme që mbretëronin në Lindjen e Mesme në shek. X e XI. Në kohën e paraqitjes së turqve nga Lindja, në gjysmën e parë të shek. XI, Kalifati Abasid i Bagdadit ishte vetëm hije e fuqisë së tij të dikurshme. Umajadët në Spanjë, Fatimidët shii në Egjipt dhe Afrikën Veriore u fuqizuan aq shumë sa që Bagdadi nuk mbante shpresë se do t’i largonte ndonjëherë.

Siria Veriore dhe Mesopotamia e Epërme ishin në duart e dinastëve të njohur arabë. Persia, Transoksiana dhe vendet në Lindje dhe Jug ishin të copëtuara ndërmjet bujarisë buvejhide dhe gaznevide si dhe të dinastëve të vegjël. Secili prej tyre priste rastin e volitshëm të konfrontohej me tjetrin. Kudo mbizotëronte anarkia politike dhe ushtarake. Konfliktësitë në raportin shii-suni ishin fenomen i zakonshëm. Kështu pra, në kohën kur perandoria islame ishte në decentralizim e sipër, fisi urkoman (nomad) oguz në krye me udhëheqësin e tyre SELXHUKUN u vendosën në vitin 956 në territorin e samanidëve. Të ardhur nga stepat kirgize të Turkestanit, këta nomadë pagan u vendosën në krahinën Buhara (kryeqendër e samanidëve gjatë viteve 900-990) me një barbari të paparë mbi popullin arab muslimanë.  

Kjo e fundit bëri gërmadhë Bagdadin dhe e detyroi Damaskun të dorëzohej. «Të krishterëve» që kishin luftuar në kryqëzata, iu bë zemra mal për vuajtjet e muslimanëve. Nga ana tjetër, «të krishterët» që jetonin në Bagdad, plaçkitën dhe vranë fqinjët e tyre muslimanë. Kjo ishte ndëshkimi dhe poshtërimi i ardhur nga Zoti përmes një populli të pafe pagan por, në respekt më e mirë me ata që sinqerisht lartësoninë krijuesin e tyre.  

Pasi barbarët pagan turk shtypën këta letargjistë musliman të azdisur të rrënë në gaflet (gjumë) shekullor që shihej si shenjë i Zotit të Madh qe ai populli pagan i dërguar enkas ti zëvendësoj ndëshkueshëm të parët që koteshin para Zotit me një popull pagan që do ta adhuronte e do ta falemnderonte papushuar Zotin ku së shpejti selxhukët paganë i ambientoi Ai Zot në samanid që treguan zero kryeneqësi edhe përkundër se ishin perandoria e pamposhtur e globit të pranojnë ‘’Fenë e të Shtypërve’’ islamin suni me entuziazëm. Megjithëse animistë, mongolët e lashtë ishin tolerantë ndaj besimeve të tjera siç janë edhe sot e kësaj dite turqit si popull në regjionin e dërguar të reflektojn dhe të bëjnë bajraktarizmin e islamit si Fe mbi tri kontinente të mëdha për rresht 630 vite që ende mikpriten me entuziazëm të madh prej popujve që një kohë udhëheqninë bashkë federatën e përbashkët siç ishte ajo Perandoria (Halifati) Osmane.        

Kujtojmë se, edhe Profeti Muhammedi a.s. derisa ishte në jetë para 14 shekujve paralajmëroi për mirëqenien e këtij populli ushtarak që do ta çlironte një ditë ‘’Konstantijen ose Stambollin’’ e sotëm me një komandant të mirë e me një ushtri të bukurë e të diciplinuar!!!  

Ishte populli turk që zëvendësoj popullin arab të rrënë në apati dhe plogështi të thellë që edhe sot vazhdon të jetoj në agoni për resht njëqindvite derisa të marrin veten turqitë të ngriten prej aty ku kishin rrënë para një shekulli të udhëheqin sërrish botën  islame denjësisht. Ishin turqit shkaku që u konvertuan në fenë islame disa popujë ballkanas mes tyre edhe shqiptarët që fuqimisht kanë ngërrthyer sanxhakun e islamit si fe e paqes që me drejtësi të pashoq gjykon mes popujve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies