Fillimi PolitikëKosovë, Goran Rakiç zgjidhet kryetar i Listës Serbe

Kosovë, Goran Rakiç zgjidhet kryetar i Listës Serbe

nga Shekulli Agency

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç është zgjedhur kryetar i ri i partisë Lista Serbe, raporton (AA).

Rakiç ​​u zgjodh kryetar me propozimin e ish-bartësit të kësaj liste, Slavko Simiç sot në takimin e parë të zgjedhjeve të Iniciativës Qytetare Lista Serbe, të mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç njoftuan përfaqësuesit e Listës Serbe sot janë përzgjedhur edhe nëntë anëtarët e kryesisë së kësaj partie. Rakiç duke i falënderuar anëtarët e partisë për besimin e tyre premtoi se të gjitha vendimet do të merren me konsensus.

Më tej Rakiç ​​theksoi se Lista Serbe do të punojë për ruajtjen e paqes dhe do të angazhohet për më shumë të drejta për komunitetin serb dhe komunitetet tjera pakicë në Kosovë.

Ai potencoi se këtë politikë të paqes e ka filluar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe në vazhdimësi e ka ndjekur edhe Zyra për Kosovën në Serbi, e kryesuar nga drejtori Marko Gjuriç.

Kujtojmë se Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të mbajtura më 11 korrik 2017, ka fituar 9 nga 10 ulëset në parlament të garantuara për komunitetin serb nga gjithsej 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies