Fillimi LajmeTurqi, urdhërarrest për 40 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

Turqi, urdhërarrest për 40 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

nga Shekulli Agency

Në kuadër të hetimeve rreth organizatës terroriste FETO në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarresti për 40 të dyshuar, të gjithë ish-punonjës apo punonjës aktual në Ministrinë e Brendshme, raporton (AA).

Burime nga Kryeprokuroria Publike e Ankarasë theksojnë se 40 të dyshuarit për të cilët është lëshuar urdhërarresti kanë përdorur aplikacionin e komunikimit ByLock, që përdoret nga pjesëtarët e FETO-s për të komunikuar mes tyre.

Siç thuhet, njëri nga 40 të dyshuarit ende punon në ministri, kurse të tjerët janë pezulluar apo përjashtuar nga puna.

Zyrtarët njoftuan se procedura e arrestimeve tanimë ka filluar.

FETO dhe udhëheqësi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Fetullah Gylen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies