Fillimi PolitikëErdogan: Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë

Erdogan: Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë

nga Shekulli Agency

Në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë së bashku për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë”.

Duke iu referuar fushës ekonomike midis Turqisë dhe Serbisë, derisa Turqia dhe Serbia së fundmi rritën vëllimin e tregtisë në 2 miliardë dollarë, presidenti turk theksoi se “synimi i ri është arritja në 5 miliardë dollarë”.

Nga ana tjetër, presidentit Vuçiç tha se Serbia “respekton shumë integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës fqinje”.

Presidenti serb tha se vëllimi tregtar i Serbisë me Turqinë ka arritur “momentin më të mirë në histori”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies