Fillimi Poezi/Letërsi(POEZI) Nga Tyran Prizren Spahiu: ÇERDHE

(POEZI) Nga Tyran Prizren Spahiu: ÇERDHE

nga Shekulli Agency

 

tyran-prizren-spahiu                     ÇERDHE

…më thirrë magjistër, sharlatan,

bohem i ndyrë, endacak,

tradhtuar të kam, shumëherë mashtruar,

unë, roja e natës njeriu pa ndjenjë.

Ika atë mesnatë, dimri vonë,

braktisa të vetmuar, në shtratin e ngrohtë,

zëri i hollë i foshnjes në djep,

më përcjelli larg kur shetitja botën.

Të zhgënjeva, godita në të shenjtën dashuri ,

ktheva besimin në të urryerën dënim,

pranoj gabuar kam shumë, më lejo të kthehem,

në strehën tonë të vetmin burimin lumturi,.

Fjalën e nderit të japi, unë i penduari,

hakmarrës nuk je, ti bekuara folengritës,

ndiej plogështi, më thuaj zonja ime besnike,

ç’ë duhet bërë të kthehem në shtratin tonë dashuri?

Pasojat do vuaj, ose të largohem përgjithmonë,

në rast se thua të shporem nga jeta yte,

shkuar do jem, kurrë nuk ke për të më parë,

por, të lutem më lejo të kthehem në folenë tonë !

tyran prizren spahiu

vargje poetike X

Bohem

 

AJO, ZONJË E PENËS

kushtuar zonjës Mimoza Çobo

Unë,

vërtet, me shumë pasion,

zell hyjnor,

u reka punës,

shkrova,

për dashurin rinore,

thellësitë e kënaqësisë,

dëshprimim dhe dhimbjen,

ekstazën,

epshin kurrë të përfunduar,

atdhedashurinë…

Dhe…

prita me shumë durim,

kohën gjykatës,

të vjen,

mbase,

të më kurorëzoj.

Ndodhi ,

Natë atë ankthi ,

kokën, futur kam ndër duar,

doja të di,

vlerën,

verdiktin e Poetes,

vlerësimin e Gjigantes !

I elektrizuar,

në MENDIME,

larg shtëpisë udhëtova,

doemos takuar duhet ,

ëmblemën,

thojnë është Zonjë e Shkronjës.

Ishin ATA,

ulur në bar-kafe,

përball Lidhjes së Skrimtarëve,

afër, Shtëpia Botuese,

duartrokitnin…

Mirëseerdhe Nderuari Poet,

Ikonë, i tej mendimeve…

Shikjova,

më mbërthyen fjalët e saj…

Pëshpëriti,

shoh poet ,

i vyer në këtë fushë je,

epshi i botimit të vargjeve,

drejtuar të ka shtigjeve,

në kështjellën e duhur,

kritik jam unë,

ti, do ngritesh lartë,

Parathënia e Profesoreshës,

së entuziazmuar ,

pa u hamendur…

bukuria, atdheu mishëruar janë në ty,

ngritur duhet vleftën,

fjalët do jenë të pikturuar enkas ,

prore stolisur me fjalët vleftë.

Magjistarja e skalitur,

fyrmë solli në kasollën tim,

zbukuroi Kështjellën,

vegimin shëndroi në dritë.

Përurim Gradimi,

Vend atë, u derdhën gotat,

miradije fjalë u ndëgjuan.

kritika e Zonjës shpaloste vlerësimin,

vargjet lexohen nga recituesit,

lira antike me shtatë tela,

të pafund ekstazën shijonim,

buzëqeshur,

pasioni i vargjeve ngadhnjeu ,

Tek shkallët e imagjinatës,

qëndronte buzëqeshur,

letërsia…

Ja, na erdhi Poeti Ikonë,

Ditë këtë u stolisa me Libër dhe Miq,

 

TË THIRRUR JEMI !!!

LLOGARIA FTON

Fundi i jetës është,

perënduar ka mëshira,

mbetur koha nuk mjafton,

pendim te kërkojmë !

Njerëzimi për Shpëtim Vajton !

Nga nëntoka zjarri ,

qiellin gërvisht,

të kuqrremtët dalin,

demonët e djajt, shumëzuar,

vërsulen si kanibalët.

gjak kërkojnë,

faltoret digjen,

fëmijët dhunohen,

mbyllur janë femrat,

zhveshur meshkujt,

vaj ndëgjohet,..

Kupa e qiellit,

lajmëron për ndodhitë ,

Fundi është,

llogaria jepet,..

SHOH,

i / e përlotur je,

hingëllon krahërori,

frikësuar nga dita je,

në hije tek laguna,

ulur pranë plehërave,

çdo gjë kundërmon…

Dihen të bërat,

freskët kujtohen,

erdhe gjysmë e veshur,

modeste shumë,

në kohën e duhur kërceve,

në ujërat e pista,

u fute në botën e shëmtuar ,

shpejt shumë shkëlqeve,

endje kokëlart, shqelmoje,

varfanjakët nënçmoje,

shtretërit ndërroje,

ti bushtër … e mallkuar…

Ai , xheloz i ndyer,

helmosur ka rrethinën,

frikësuar hallexhinjtë,

anashkaloje bonjakët,

i ndyrë në shpirt je,

troket dhimbja shumë,

brezët ka harruar,

libri i llogarisë hapur është !

Ndëgjohet urdhëresa,

llogarinë duhet dhënë,

djegur do jesh,djegur

natë-ditë me shpirt të ndotur,

lëkura, erë e rëndë,

sërish zjarri pret,

shpëtim NUK KA !

Vonë për mëshirë, vonë është !

Ana e majtë e sferës,

njëjtë, dallim nuk ka,

është ky i merituari vend…

 

….ERDHI GJYQI I FUNDIT…

SHBA & EVROPË

Kosova pyetet : Ç’mëkat bërë kemi!

Miqtë e Kosovës, Hedhni sytë jashtë,

pandërprerë qiejt rënkojnë,

zbrapsur është vallja e yjeve,

dritëza humbur ka shkëlqesinë,

errësira mbuluar ka drejtësinë….

Sot, në pritje frymojmë,

heshtur, ngadal, jeta na verbëron,

të fundit, Ne,

në harresë lënë jemi,

në botë këtë, ç’ndodh?

Shoqëria, mposhtur është nga vetmia,

buzëqeshja dorëzuar ironisë,

jetohet vështirë,

lindjes së diellit nuk i gëzohemi,

tek mbretëria e juaj mbështetës nuk kemi !

Ju lutemi,

mos ngulfanti shpresën e rinisë.

Në oazën e mrekullisë,

mos harroni,

ne, mbyllur në kafaz jemi,

pyetemi, pse të burgosur jemi ?

Në botën e juaj fisnike,

gjallërojnë vlerat,

por, vazhdojmë ende të ndihemi,

si pasqyra e thyer,

është koha,

liridashësit mos t’i anashkaloni,

këtë, Autokton Shqiptarët

merituar nuk kemi !

Miq të Evropës,

ngritni perden e Huaj për ne,

ofroni dorën përkrahëse,

ne do dëshmojmë,

të lashta vlera që kemi.

Lejuar duhet që Bujarët e Ballkanit,

lirë lëvizin mbjellin Fisnikëri,

tek ju etshëm përvetësojnë dijen,

në kështjellën e Evropës,

do sjellim më të bukurën virtyt,

Besnikërin……

 

Tyran Prizren Spahiu:

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies