Kandidatët për president të SHBA-ve Hillary Clinton nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane kanë votuar në New York.
Teksa që të dy kandidatët kanë votuar në New York ajo që ka votuar e para ka qenë kandidatja Clinton e cila bashkë me bashkëshortin e saj ish presidentin Bill Clinton kanë votuar në rajonin Chappaqua ku ndodhet dhe shtëpia e tyre në New York.
Ndërsa kandidati republikan Trump ka mbërritur bashkë me bashkëshorten e tij Melania Trump në qendrën e votimit në Manhattan rreth orës 11 me orën lokale.
Clinton në një deklaratë për gazetarët pas votimit tha se në rast se ajo zgjedhet presidente do të bëjë më të mirën e mundshme, ndërsa në një deklaratë në llogarinë Twitter u bëri thirrje votuesve që të votojnë. Duke shkuar tek kutia e votimit ajo tha “të shkojmë të shkruajmë historinë”.
Protesta ndaj Trump-it
Para qendrës së votimit ku ka votuar Trump ka patur radhë të gjata, ku edhe disa votues kanë protestuar Trump-in. Një prej votuesve ka mbajtuar në duar pankartë me mbishkrimin “Trump vrasës i kafshëve” ndërsa një grup votuesish kanë brohoritur “New Yorku të urren” teksa Trump largohej nga qendra e votimit.
Qytetarët amerikanë sot votojnë për presidentin e 45-të. Ata do të përcaktohen për njërin nga dy kandidatët Clinton ose Trump.