Fillimi Poezi/LetërsiCikël poetik nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

Cikël poetik nga poetja: XHEVRIJE KURTESHI NIMANI

nga Shekulli Agency

KUR NJË DITË NUK DO TË JEM

Një ditë do të vi koha
Kur unë më nuk do të jem
Era e malit do të më shpie
Lart në qiell ku janë dhe retë.

Ku është hëna e ku janë yjet
Që ndriçojnë deri natën vonë
Do t`ju jap një porosi
Të dashurit e mi Zoti t’mi mbronë

Kur ata të jenë mërzitur
Dhe janë vetëm në mendime
Rrezja e hënes t’ju rri pranë
Porosi ëndërr nga zemra ime.

MBRËMJE VERE ME HËNË

Kur dielli perëndoi
E nata lëshoi shtat,
Tek sa unë po rrija
Për ty ndjeva shumë mall.

Në këtë vend dikur
Ti më rrije pran,
Bisedonim gjatë 
Deri natën vonë.

Kur fresku i mbrëmjes
Sonte të më marr,
Nuk do ta ndjej më dorën tënde
Krahun të ma mbuloj.

Nuk do ta ndëgjoj më zërin tënd
Të ëmbël e të butë,
Mbetën vetëm kujtime të bukura
E unë për shpirtin tënd duke u lut.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies