“Si ti njohim njerëzit e drejtë në kohën e fitneve”? u përgjigj: “Ndiq shigjetat e armikut, se ato do të drejtojnë tek ata”, tha Imam Shafiu.
Nga: Savash VELIU
Lufta e Çanakkalasë nuk ka përfunduar, por ajo sa ka ndëruar këllëfin duke intensifikuar sulmet të përcjellur që nga viti 2015 e këtej, prandej sot në Detin Mesdhe kanë zbritur anije luftarake prej 54 shteteve botërore, jo përball Erdoganit dhe partisë AKP, jo kundër Turqve por kundrejt Turqisë. Ata në Mesdhe zbritën mbi parollën “Të luftojmëTerrorizmin Botëror”! Por kjo është një blof ngase, Turqia sot është jashtë kontrolit të Fuqive të Mëdha prandaj ajo atakohet pamëshirshëm për t’ia copëtuar fuqinë e saj ushtarako-politike përmes grupeve terroriste brenda dhe jashtë saj!
Turqia paraqitet si faktor qetësues deri sa me Turqinë udhëheq një parti me bindje të qarta dhe të forta islame me Presidentin Erdogan. Deri sa me Turqinë udhëheq partia me orientime të qarta islame, në esencë “Vëllezërit Muslimanë”, të udhëhequr nga Erdogani, sipas tyre priten probleme dhe sfida të mëdha. Demonkratët nuk preferojnë rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë me të, sepse nuk është mençuri. Turqia është akoma një shtet i fuqishëm.
Lufta e Çanakkalasë atë vit 1915 zbrapsi sulmet e Fuqive të Mëdha duke parandaluar depërtimin e tyre për të kolonizuar Lindjen e Afërt. Këtu u mposhtën keqazi dhe Rusia humbi shpresimet mbi këto toka të naftës dhe aty mbetën vetëm anglo-francezët. Sot Rusia aty tregoi shtat dhe sërish iku nga fronti i luftës duke favorizuar regjimin kukëll Asadian me dalje të saj në detrat e ngrohta!
Siria u viktimizua shkaku i Turqisë me një luftë në cep të hundës së saj duke e destabilizuar popullin civil me frikë psikosocial andej kufirit me mesazhin “rri larg regjionit’!
Në këtë fushatë janë futur 54 shtete formale por në fakt prezantojn vetëm 5 shtete udhëheqës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Prandaj Presidenti Erdogan porositi nga OKB-ja se, “Bota është më e madhe se Pesësha”!
Kufijtë e Lindjes së Afërt po shtyhen në ndryshim përmes gjakut. Brenda Mesapotamisë po fabrikohen mini shtete dhe kantone të detyruar në konflikt mes veti me nevojë për shitje armësh. Industria e armës po rit rejtingun e shitjes kurse ushtria botërore sheh një terren për t’i testuar fuqitë e armeve dhe gatishmërinë ushtarake… !
Turqia po kërcënohet nga Bota me formim të shtetit Kurd përreth kufirit të saj që do të manifestoj destabilizim sigurie duke flakur një pranverë Kurde brenda Turqisë deri nëshkëputje territoriale.
Por thuhet se, Amerika nuk do një shtet të madh Kurd, dmth, Amerika do t’i ndajë kurdët në Veri dhe Jug, si në rastin e Koresë. Në mënyrë që njeri të jetë i pasur, tjetri i varfër. Këto dy vende do ta urrejnë njëri-tjetrin për vite me rradhë, do t’i shërbejnë politikës Amerikane në Lindjen e Afërt. Por mos harojmë se në këtë lojë janë Rusia dhe Irani si dhe Pushteti shiit Irakian e ndikuar nga Irani.
Të gjithë muslimanët mbi sipërfaqen e Botës sot i kanë kthyer fytyrat kah tokat e Anadolisë, gjithkush dicka prej aty po pret.
Turqia po i tregon botës se është një arë e fortë me sulmet e aviacionit mbi malet Kandil në veri të Irakut duke e rafshuar atë për dhe. Bota “demonkratike” e tërbuar tani zhvendos cakun e sulmeve brenda qyteteve duke gropuar “hendeqe” rrugëve, por Turqia ato i varrosi bashkë me mercenarët në dukje si kurd. Demonkratët tani ndërojnëtaktikën uftarake duke angazhuar “bombashë të gjall” brenda metropoleve Turke, si Ankara dhe Stamboll, por kjo është shumë projekt i dobët! Sa do të qëndroj kjo koha do tëtregoj!
Si përfundim, një Turqi tërësisht e pavarur dhe e fuqishme do të gëzojë gjithkënd, si Lindjen e Afërt, ashtu edhe Botën.