Fillimi Opinion/AnalizaServilizmi dhe poltronizmi jonë politik!

Servilizmi dhe poltronizmi jonë politik!

nga Shekulli Agency

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Adam Smith, thotë : “Nëse popujve të ashtuquajtur “Dominikus (kafshë shtëpiak)”, Unioninë Evropian (Britanik) u’a bëni magjepsëse, tërheqëse   dhe të përsosur në dukje, atëherë, gjithë Qeveritë e Botës juve le të ju refuzojnë, populli i tyre dominikus ata nuk do t’i përkrah (Qeveritë e tyre), dhe gjithë forcat e tyre të armatosura, para këmbëve tona do të dështojnë” !

– Thënie shumë trishtuese, por a jemi na të tillë… gjykoni vet ?!!!

Derisa Shqiptarët nuk do të kuptojnë problemin e tyre që qëndron mbi kokë, kurrë nuk do të arrijn të hapërojn drejt përpara, ngase me dekada të tëra nuk arritën të konceptojn se pas perdes politike veprojnë forcat e fshehta e të errta Britanike, që dirigjojn frymimin tonë politik në skenë. Vetëm brenda dy dekadave të fundit Populli Shqiptar është ekspozuar ndarjeve dhe përçarjeve të shumta politike në; (PD, PS, LDK, PDK, VV, PDSH, BDI etj…etj,), pa e kuptuar identitetin; kush  jemi dhe kush na drejton?! Por tani është e qart. Ne nuk ishim ata që mendonim. Njeriun e bëjnë të lumtur madhështia shpirtërore dhe pasuria mendore! Na nuk e kishim përgjigjen e duhur, sepse populli ishte i përçarë, dhe askush askend nuk dëgjonte. Po të kishim pyetur përgjigjen sërish nuk do ta merrnim. Politika e prezantuar ishte e dizajnuar nga të tjerët dhe atë sipas “Standartëve të të tjerëve”. Dmth, Ata që më parë na kishinë shtruar në “tru larje” dhe ata na vrojtonin veprimet tona në politik. Prandaj, siç rrjedhin fjalët nga një person ashtu do të jetë edhe masa e nivelit te tij!

Ne sot kemi brenda mesit tonë ashtu intelektual të “ndritur” që s’kanë aftësi mendore dhe pa dritë në sy, të kultivuar për të shikuar perspektiven Kombëtare vetëm nga servilizmi i Ekoleve “Franceze” dhe “Evropiane”, dmth, shkollave perëndimore që kanë për metodë të “Shkollojnë poltron që nuk Shohin dhe që Dëgjojnë por s’kuptojnë gjë”. Dmth, të determinuar për rrenegat !

Në çdo shekull lind një i ndritur dijetar ashtu edhe sot. Por sot duhet të arrihet të ngritet një popull i tërë që di të mendoj me kokën e vet, përndryshe jemi të shkatërruar /vdekur/.

… Qeni si kafsh është më besniku i njeriut sepse mba mend kush i’a nxjerr një kock ushqimi dhe i shërben lojalisht të zotin në shenjë falemnderimi, kurse maca pas nxjerjes së qumshtit largohet prej vendi duke falemnderuar “Zotin e Vërtetë” për ushqimin e ofruar!  … Shkaku i saj qeni nuk është i lejuar të ruhet në vendbanimë kurse maca po! Mesazhi është shumë i qart!

“ATA” me kohë i kanë ndarë Zgjedhjet politike në “Qeveri dhe Pushtet”, ndonëse që të dyja janë një. Ata u bëjnë me dije popujve; “Ju jepni votën të zgjedhurve tuaj të Qeverisnin, kurse “Ne” do të udhëheqim Pushtetin! Eshtë qartë, përse tëzgjedhurit tanë sot nuk kanë pushtet në shtet. Shkaku se ato veprojnë dhe punojnë për disa qendra të caktuara, gjë tëcilën nuk e shihnim, ngase ishimë të verbuar me doktrina të ndryshme që vazhdojn të punojnë shumë precis në dëm tonë.

Ata janë disa forca të errta dhe të fshehta, që rrënuan shumë pushtete dhe perandori botërore. Po ata ishinë që rrënuan Halifatin Osman dhe që themelun mbi të një Met’heb të ri siç është “Selefizmi”. Po ATA vranë hebrejët me gazra helmuese në LDB etj etj… Dëshmitë flasin se “Ata” janë shumë të zgjjuar, dinak dhe të rrezikshëm në veprimet e tyre”!  Dinakërite dhe tradhëtitë janë praktika të budallenjve, që nuk kane mjaftë tru për të qenë të ndershëm, thotë  Benjamin Franklin.

Çdo lëvizje e madhe popullore, cila do qofshin shkaqet dhe synimet e saja, jep kurdoherë një farë tharmi, nga i cili lind shpirti i lirisë, thotë Viktor Hygo.

Po të arrijm të merremi vesh, bashkimi do të bëhet pak e nga pak e do të arrihet ndërmjet atyre që i kundërshtohen pa të keq njëri-tjetrit. Por të mos humbim kohë e të kërkojmë bashkim nga ata që përpiqen të mbushin xhepin, që tallen me mirësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një besë; përfitimin material.

Gjithnjë më e rëndë se zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm do të jetë heshtja e frikshme e njerëzve të ndershëm

… Nuk ka lumturi personale derisa nuk do të arrihen suksesse kolektive.  Për fat të keq sot njeriu ynë prodhon dhunëmendore ngase e ka zbrazur veten nga aspekti moral dhe etik…  Prandaj doemos duani njëri tjetrin aty është sekreti i suksessit /shpëtimit/, ndryshe nuk ka. Derisa ekziston dashuria ndaj njëri tjetri kurrë nuk do të vonoj mbështetja e Zotit. Zoti i do njerëzit që kanë paqe dhe liri mendore në punë e veprim. Kjo është formula e zgjidhjes madhore tjetra shkon në favor të armikut gjë e cila është e huaj për na si në fe ashtu në kombë. Vet ndershmëria të sjellë paqe mendore dhe shpirtërore duke mos u lëkundur në besim!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies