Gjykatat në vend nuk janë gjykata, por makina klasike për PUSHTETIN, të cilat e hekurosin perden e zezë të gënjeshtrës. Nuk është me rëndësi atë që e shohim dhe e dëgjojmë me sytë tona, sepse ata prezantojnë vetëm atë që i’u është urdhëruar atyre nga brenda dhe jashtë !
Shkruan: Savash VELIU
Në konferencën për shtyp të Prokurorisë Speciale publike, të cilën me shpirt dhe pompozitet e prisninë gjithë banorët, dhe në të cilën u hap hetim deri para disa kohësh, e ndoshta edhe akoma, de-facto, njeriut “më të fuqishëm” (por kriminel shqiptarësh) në vend, nga ekipi i Katica Janevës për të dyshuarin e parë për torturë ndaj – Lube Boshkovskit !?
Mirëpo, askush që e dëgjoi konferencën për shtyp nuk u shkoi ndër mend për këtë absurd kuazi-Prokurori, të parashtrojnë pyetje që janë me interes gjithpopullor.
Është paradoksale, se ajo gjykatë kurrë nuk pyet apo nuk parashtronë kërkesa për krimet ndaj Shqiptarëve që janë inskenuar ja dy dekada e gjysë gjë për të cilën ekziston interes tek banorët shqiptar, kinse për këtë kategori qytetarësh nuk u intereson se a do të publikohen ndonjëherë dëshmi për veprimet kriminele të bëra para dhe pas 2001-it, nga Pushtetet sllavomaqedone.
Por duket se edhe ky Prokurori manipulon me ndjenjat e shqiptarëve. E kot nuk thuhet “Dita diktohet prej mëngjesit”! Nuk e kam në dije se ky prokurori në agjendën e tij a ka siguruar dëshmi për këto procedura krimogene të torturave dhe vrasjeve brutale ndaj personave të caktuara të kombësisë shqiptare. Ky veprim edhe më tepër e tregon shkallën e keqpërdorimit të hapësirës gjykuese dhe rrezikun nga shtrembërimi i mendimit publik, për shkak se paraprakisht paraqitet si dukuri normale kur terrorizohen dhe vriten “palestinezët”, doja të them shqiptarët të cilët mund të ekzekutohen kudo pa gjykim !? Këto skena mund të shihen në Israel ndaj palestinezëve dhe në Maqedoni ku njeriu nuk konsiderohet si njeri! Sepse këto janë skenare sezonale në këto anë të shkelur.
Unë as që mund ta paramendoj situatën që cili do qoftë institucion shtetëror në vend të ofrojë dëshmi në Prokurorinë themelore publike për krimet e inskenuara ndaj qytetarëve shqiptar sepse është e qartë se shqiptarët janë të diskriminuar skajshmërisht që nga Instanca më e lartë shtetërore “Kushtetuta”, e cila rangoi këtë kategori njerëzish në etni endacakësh.
Këtu Gjykata nuk udhëhiqet nga asnjë kod etik ose moral, ajo nuk udhëhiqet as nga standardet profesionale ndërkombëtare të gjyqësisë, për shkak se ato nuk paraqesin standard. Mirëpo, është e qartë se këto gjykata nuk udhëhiqen nga asnjë normë e vendosur, as nga ligji i Xhunglës, e as nga dhjetë urdhërat e Zotit kristian, ato udhëhiqen vetëm nga interesat e tyre pushtetmbajtjeje, derisa shqiptarët mundë edhe më tutje të shpresojnë për drejtësi dhe barazi në një vend që ushqen ndaj tyre politik aparthejdi.
E vërteta e vrazhdë është se makinat e njëjta prokurorike dhe ato politike, janë dukshëm të njëanshëm në Maqedoni. Kjo është njëra nga arsyet që me vite të tëra shqiptarët nga Pushteti trajtohen si elementë destruktiv ose “terroristë”, e asnjëherë si një “Çështje politike” që prêt një de-jure zgjidhje!
Edhe përkundër të gjitha dëshmive për keqpërdorime ose për zvogëlimin e gjendjes jetësore të shqiptarëve të dënuar me burg, Politika arriti të krijojë program ireal informativ të plotësuara me dozat ditore të mashtrimit më të poshtër të qytetarëve shqiptar me ndihmën e makinerisë shtetërore dhe atë të drejtësisë së njëanshëm.
Kjo situatë antinjerëzore duhet të bëhet shkak për vendosjen publike të trajtimeve gjatë negociatave politike që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës, edhe me dosjetë e krimeve ndaj shqiptarëve, me çka duhet të pritet pastaj normalizimi i vendit dhe kushtet për zgjedhje të besueshme pa u vënduar ata në pikëpyetje.
Nga bashkësia ndërkombëtare duhet krijuar atmosferë punuese që këto procedura hetimi dhe gjykimi të rregullohen me masa drejtësie për çdo qytetar të këtij vendi. Ambasadorët, gjithnjë e më shpesh kërkojnë rregullim të kësaj sfere, dhe përkujtojnë se data e zgjedhjeve nuk është e rëndësishme, por zbatimi i reformave kyçe. Por është më se e qartë se Ndërkombëtarët nuk dëshirojnë që reformat të fillojnë nga e mbara duke drejtuar çdo segment të jetës politike, për shkak se ajo është njëra nga shtyllat kryesore për rregullimin e statusit politik të vendit, gjë i cili me të madhe do t’i jepë shtytje zhvillimeve politike dhe asaj ekonomike si e tillë. Ndërkombëtarët janë të intresuar që të largohet një pushtet i padëgjueshëm dhe të vij një pushtet i dëgjueshëm, kurse shqiptarët mund të presin edhe mëtej ditë më të mira !!??
Prandaj nuk besoj se në periudhën e ardhshme ka mundësi të ndryshohet diçka me rëndësi në drejtim të politikës së gjyqësisë dhe të drejtave të njeriut në këtë nënqiell të çoroditur. Për këtë nuk ju nevojitet ndonjë dëshmi e veçantë, vetëm ndjekeni retrospektivën politike të pushteteve sllavomaqedone dhe gjithçka është e qartë.