Fillimi LajmeVriten dy policë dhe plagosen tre të tjerë si pasojë e një sulmi në Diyarbakir të Turqisë

Vriten dy policë dhe plagosen tre të tjerë si pasojë e një sulmi në Diyarbakir të Turqisë

nga Shekulli Agency

turqi-polic

Teksa operacionet me mbështetje nga ajri vazhdojnë, prefekti i qytetit Diyarbakır, për të shmangur dëmtimin e qytetarëve në komunën Sur ka shpallur ndalimin e daljes në rrugë deri në një urdhër të dytë.

 

Si pasojë e një sulmi me raketahedhës ndaj një mjeti të blinduar të policisë në qytetin Diyarbakır të Turqisë, kanë humbur jetën 2 policë dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra ekipet e policisë së qytetit në orët e para të mëngjesit nisën një operacion kundër terroristëve, të cilët kishin bllokuar rrugën dhe kishin hapur një hendek në rajonin Sur. Gjatë operacionit ndaj mjetit të blinduar të policisë u ndërmor një sulm me raketahedhës.

Si pasojë e sulmit 2 policë ranë dëshmorë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën. Policët e plagosur u dërguan në spitale të ndryshme për trajtim mjekësor.

Teksa operacionet me mbështetje nga ajri vazhdojnë, prefekti i qytetit Diyarbakır, për të shmangur dëmtimin e qytetarëve në komunën Sur ka shpallur ndalimin e daljes në rrugë deri në një urdhër të dytë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies