Fillimi LajmeUshtria amerikane kthehet në bazën në jug të qytetit Ain al-Arab

Ushtria amerikane kthehet në bazën në jug të qytetit Ain al-Arab

nga Shekulli Agency

Ushtria amerikane e cila gjatë operacionit “Burimi i Paqes” kishte braktisur bazën në jug të qytetit Ain al-Arab në afërsi të kufirit Siri-Turqi, sërish ka hyrë në punimet e ndërtimit të bazës, raporton AA.

Rreth 50 automjete të blinduara të ushtrisë amerikane dhe shumë mauna me tabela të regjistrimit të Irakut kanë arritur në qytezën Sirrin në jug të Ain al-Arab nëpërmjet autostradës M4.

Automjetet arritën në rajonin ku ishte ish-baza dhe këtu u vendosën.

Ushtarët amerikanë filluan punimet për rindërtimin e bazës të cilën më parë e zbrazën dhe e shkatërruan.

AA dje kishte njoftuar se një numër i vogël i ushtarëve amerikanë kanë arritur në rajonin Sirrin.

SHBA kishte baza në Sirrin dhe përreth, në largësi prej 30 kilometra nga kufiri i Turqisë. Gjatë operacionit “Burimi i Paqes” SHBA i kishte zbrazur këto baza.

Ushtria amerikane sot gjithashtu sërish filloi patrullimet në zonën e naftës në verilindje të Sirisë, të cilat i kishte ndërprerë gjatë operacionit.

Operacioni “Burimi i Paqes”, i nisur më 9 tetor, synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies