Turqia ka dënuar tolerimin e demonstratave të iniciuara dje mbrëmë në qytete të ndryshme të Evropës nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, duke njoftuar se do të thërrasë në ministrinë e jashtme ambasadorët në Ankara të vendeve ku janë lejuar këto aktivitete dhe se do t’u shprehë atyre shqetësimet për këto veprime, raporton (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë, është dënuar dhe shprehur keqardhje për tolerimin e demonstratave provkative dhe të iniciuara njëkohshëm në qytete të ndryshme të Evropës mbrëmë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK.
“Lejimi i propagandës së një organizate terroriste që ndodhet në listën e organizatave terroriste të BE-së dhe lejimi i përdorimit të simboleve të saj, madje duke përfshirë në demonstratat e tyre edhe okupimin e ndërtesave publike në disa vende, edhe përkundër paralajmërimeve tona të vazhdueshme, është një shembull i keq shikuar nga aspketi i shfaqjes së forcës gjithnjë në rritje të PKK-së në Evropë. Zhvillimi i këtyre demonstratave në mënyrë të njëkohshme është rezultat i tolerimit të organizimit të PKK-së në Evropë”, thuhet në deklaratë.
“Me këtë rast, u kujtojmë partnerëve tanë se marrja e masave të nevojshme kundër organizatës terroriste PKK është jetike jo vetëm për Turqinë, por edhe për sigurinë e vendeve të tyre”, thuhet më tej në reagimin e ministrisë.
Gjithashtu, në deklaratë thuhet se “amasadorët në Ankara të vendeve ku janë kryer këto demonstrata do të thirren në ministrinë e jashtme dhe do t’u shprehen shqetësimet në lidhje me to”.