Fillimi LajmeTurqia ka dërguar ndihmë për të paktën 57 vende për të luftuar COVID-19

Turqia ka dërguar ndihmë për të paktën 57 vende për të luftuar COVID-19

nga Shekulli Agency

Deri më tani Turqia ka ofruar ndihmë për të paktën 57 vende në mbarë botën për të ndihmuar luftën e tyre kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ne ofruam mbështetje me pajisje mjekësore për 57 vende”, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu. 

Përdersia lufton koronavirusin brenda vendit me orë policore gjatë fundjavave, karantina dhe izolim social, Turqia vazhdon të sigurojë ndihmë mjekësore në shumë vende.

Pas marrjes së kërkesave për ndihmë nga mbi 100 kombe, Turqia ka dërguar ndihmë, pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse në pesë kontinente, përfshirë vendet e prekura rëndë nga koronavirusi, si Britania e Madhe, Italia dhe Spanja.

Për të mbështetur përpjekjet kundër pandemisë, Turqia dorëzoi ndihmë mjekësore në Gjermani, Hungari, Poloni, Moldavi, Azerbajxhan, Gjeorgji, si dhe në vendet e Ballkanit si Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Ndër të tjera, Turqia dërgoi pajisje mjekësore edhe në SHBA, Kolumbi, Iran, Irak, Libi, Liban, Palestinë, Izrael, Tunizi, Algjeri, Jemen, Pakistan, Afganistan, Bangladesh, Kirgistan, Kinë, Indonezi dhe Filipine.

Duke mos e lënë pas dore Afrikën, Turqia po ashtu dërgoi ndihmë në Sudan, Guinea, Somali, Uganda, Lesoto dhe Mozambik.

Paketat e ndihmës përfshijnë artikuj të tillë si veshje mbrojtëse, maska mjekësore, doreza dhe dezinfektues.

Javën e kaluar, ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, falënderoi homologun e tij turk, Fahrettin Koca, për furnizimet mjekësore të blera nga Turqia. 

Më 13 prill, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka ofruar ndihmë në dhjetëra vende për t’i ndihmuar ata të luftojnë pandeminë, duke shtuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Diku cituar thënien “nëse ndjen dhimbje je i gjallë, nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve je njerëzor”, presidenti Erdoğan tha se vendi i tij ndan atë që ka me të gjithë miqtë.

Në fillim të muajit, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, falënderoi Turqinë për ndihmën që dorëzoi në shumë vende dhe për shfaqjen e “solidaritetit ndërkombëtar” gjatë pandemisë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 207 mijë të vrarë dhe 875 mijë të shëruar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies