Fillimi LajmeTurqia denoncon kryeredaktorin dhe kolumnistin e revistës franceze “Le Point”

Turqia denoncon kryeredaktorin dhe kolumnistin e revistës franceze “Le Point”

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka denoncuar kryeredaktorin Etienne Gernelle si dhe kolumnistin Romain Gubert të revistës franceze “Le Point” për kopertinën fyese të revistës.

Avokati i presidentit Huseyin Aydin ngriti padi penale kundër botimit të revistës më 24 tetor, i cili e përshkroi Erdoğanin si “çrrënjosës” dhe e akuzoi atë për “spastrim etnik”.

Këshilltari i posaçëm dhe zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalın, kritikoi ashpër revistën duke thënë se, “Është e qartë pse ata (francezët) sulmojnë presidentin tonë. Ata janë në panik, pasi loja e tyre u prish dhe marioneta e tyre në Siri, PKK, pësoi një goditje të rëndë”.

Ai rikujtoi historinë e zezë kolonizatore të Francës në pjesën më të madhe të Afrikës Veriore, masakrat e tyre të mijëra njerëzve dhe përfshirjen në tregtinë e skllevërve.

“Ditët e tuaja të kolonializmit kanë mbaruar”, tha Kalın dhe theksoi se kurdët nuk janë dhe nuk do të jenë përfaqësues të tyre.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies