Fillimi LajmeTurqia dënon sulmin ndaj zyrës së Turkish Airlines në Athinë

Turqia dënon sulmin ndaj zyrës së Turkish Airlines në Athinë

nga Shekulli Agency

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi sulmin mbi zyrën e linjës turke të fluturimeve Turkish Airlines nga një grup i së majtës ekstreme.

Në një deklaratë, ministria citoi policinë greke të ketë thënë se grupi anarkist Rouvikonas (Rubicon) kishte marrë përgjegjësinë për sulmin të mërkurën në mëngjes.

“Grupi gjithashtu ka kryer sulme kundër ambasadës sonë në Athinë më 26 korrik 2016 dhe konsullatën tonë të përgjithshme në Komotini më 5 shkurt 2017”, thuhet në deklaratë.

“Ne presim që autorët e këtyre akteve kundër përfaqësive turke në Greqi të arrestohen dhe të nxirren para drejtësisë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet më tej.

Ndryshe, siç u njoftua më herët, grupi ka tentuar të hyjë në zyrë duke e dëmtuar derën prej xhami në hyrje, por nuk ka mundur të hyjë brenda.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies