Fillimi LajmeMacron premton se do të rindërtojë ishujt në Karaibe

Macron premton se do të rindërtojë ishujt në Karaibe

nga Shekulli Agency

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të rindërtojë ishujt e Karaibeve, pasi uragani Irma shkatërroi shumicën e Shën Martinit dhe St. Barthelemyt.

Gjatë vizitës së tij në ishujt francezë në Karaibe, Macron pranoi se ishte i zemëruar për shkak të reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës.

Ai të martën solli sasi të nevojshme ushqimi, ujë dhe ilaçe, dhe tha se punonjësit e emergjencës janë të angazhuar për të evakuuar ata që donin të largoheshin, ndërkohë që për ata që do të mbeten në ishuj, tha se do të ofrohen shërbimet e nevojshme.

Macron shtoi më tej se Franca do të vendos çadra me kondicionerë të ajrit në mënyrë që fëmijët të nisin vitin shkollor.

Presidenti francez është zotuar për rindërtimin e ishullit Shën Martin duke e shndërruar në një model të rezistimit të stuhisë në të ardhmen.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies