Fillimi LajmeTurqi, në operacionet anti-terroriste neutralizohen 50 terroristë

Turqi, në operacionet anti-terroriste neutralizohen 50 terroristë

nga Shekulli Agency

Në operacionet në kuadër të luftës kundër terrorizmit të kryera në Turqi nga 10 deri më 17 korrik, janë vrarë 30 terroristë, 14 janë dorëzuar, kurse gjashtë janë arrestuar, raporton (AA).

Ministria e Brendshme turke ka deklaruar se forcat e sigurisë nga 10 deri më 17 korrik kanë kryer 1128 operacione.

Janë ndaluar 168 persona për ndihmë të terroristëve, 298 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH, 895 persona në luftën kundër organizatës terroriste FETO dhe pesë persona në kuadër të luftës kundër organizatave të majta terroriste.

Në operacionet në luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës, krimit dhe kontrabandës kibernetike janë ndaluar gjithsej 4363 persona, duke përfshirë 1366 me akuza për terrorizëm.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë në operacionet e kryera në Dijarbakir, Mardin, Mus dhe Tokat kanë shkatërruar 12 strehimore, depo dhe shpella, si dhe 27 eksplozive artizanale.

Me këtë rast janë konfiskuar 1.5 ton materiale që përdoren për të bërë eksploziv, 17 granata dore, 53 copë armë dhe një sasi të madhe të municionit.

Në 74 qytete turke janë kryer 1608 operacione kundër trafikut të drogës, i cili është një nga burimet e financimit të organizatave terroriste.

Me këtë rast, janë konfiskuar 2313 kilogramë marijuanë, 203 kilogramë heroinë, 3.28 kilogramë metamfetaminë dhe sasi më e mëdhe e drogave të tjera, kurse janë arrestuar 2601 persona.

Përveç kësaj, në 31 qytete janë kryer operacione kundër dilerëve dhe janë kapur 173 persona të dyshuar.

Sa i përket luftës kundër kalimeve të paligjshme të kufirit turk, janë kapur 3352 persona, nga të cilët 692 prej tyre në det. Janë arrestuar 54 persona me dyshimet se kanë organizuar kalimet e paligjshme të kufirit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies