Fillimi LajmeTrupat ruse arrijnë në Bjellorusi në kuadër të forcës së përbashkët

Trupat ruse arrijnë në Bjellorusi në kuadër të forcës së përbashkët

nga Shekulli Agency

Trupat e para të ushtrisë ruse nën forcën e përbashkët rajonale mbërritën në Bjellorusi, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Ministria tha në një deklaratë se vendimi është marrë bazuar në interesin e forcimit të mbrojtjes së territorit bjellorus.

Më 10 tetor, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, tha se kishte rënë dakord me homologun rus Vladimir Putin për vendosjen e një grupi të përbashkët rajonal të trupave “në lidhje me përkeqësimin në kufijtë perëndimorë të Bashkimit (Rusi-Bjellorusi)”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies